Legjenda Pele del nga spitali

420
Legjenda e Brazilit, Pele, ka dal sot nga spital, ku qëndronte prej një jave i shtruar. 74-vjeçari iu nënshtrua me sukses operacionit në spitalin izraelit, Albert Einstein në San Paulo për të rregulluar një nerv i cili i shkaktonte dhimbje në këmbë.
Ishte hera e tretë për një vit që lojtari më i mirë në historinë e futbollit iu nënshtrua operimeve dhe u trajtua në spital. Mësohet se Pele është në gjendje të mirë dhe se do ta vazhdojë riaftësimin.
Sigal