Vdekja e gruas së portierit, Prokuroria: Vdiq nga pakujdesia

573
Sigal

Mjekimi i pakujdesshëm i mori jetën Dorina Hakës, bashkëshortes së portierit të skuadrës së “Partizanit” Alban Hoxha.

Është kjo akuza që ka ngritur Prokuroria e Tiranës në përfundim të hetimeve për vdekjen e të resë gjatë lindjes. Kështu, organi i akuzës çon në gjyq dy mjekët, gjinekologun Perlit Rexhepi dhe anestezisten Elona Burda. Prokuroria shprehet në dosjen të cilën A1 Report e siguron, se mjekimi gjatë dhe pas operacionit për lindjen e fëmijës, ka qenë i mangët.

Nga hetimet prokuroria ka faktuar se gjatë shtatzënisë e ndjera nuk ka pasur asnjë problem shëndetësor.

Dorina Haka arriti të sjellë në jetë fëmijën, një djalë, dhe sipas familjarëve 30 minuta pas lindjes me operacion infermierja i siguroi se gjithçka shkoi mirë.

Sipas hetimeve, gjendja e nënës së re është përkeqësuar pas lindjes pasi ka pësuar tromboza.