Situata në Kakavijë, Biberaj: E turpshme kjo që po ndodh! Jemi pa qeveri dhe pa ministri te jashtme

365
Sigal

I indinjuar për çka po ndodh në pikën kufitare të Kakavijës, ish-deputeti i PD Aleksandër Biberaj, i bën thirrje qeverisë dhe ministrisë së jashtme të reagojnë për situatën e krijuar ku radha kilometrike sa vjen e rritet.

“Turp kjo që po ndodh me radhët e gjata në Kakavijë! Qytetarët presin me ditë dhe net për t’u kthyer në Greqi! Jemi pa qeveri dhe pa ministri te jashtme”, shkruan Biberaj në facebook.

Statusi i plotë:

TURP KJO QE PO NDODH ME RADHET E GJATA NE KAKAVIJE! QYTETARET PRESIN ME DITE DHE NETE PER TU KTHYER NE GREQI! JEMI PA QEVERI DHE PA MINISTRI TE JASHME!
Te dashur miq,
Besoj se po i percillni me shqetesim pamjet dhe ngjarjet nga Kakavija ku me mijera qytetare po presin ne nakina me dite dhe nete per te kaluar ne Greqi, per tu kthyer ne vendet e tyre te punes. Te vjen keq shume se mbetem komb i vuajtur perjete, te fundit ne Europe. Aktualisht jemi pa qeveri dhe pa ministri te jashme, nuk ka kush kujdeset per qytetaret e ketij vendi dhe fatjeqesisht per momentin nuk ka zgjidhje. Atje duhet te shkoje kryeministri, ministri i jashtem dhe ambasadori yne ne Athine dhe te rrine me qytetaret deri sa te zgjidhet problemi ose te negociojne me Greqine qe ta shtyjne afatin edhe pertej dates 16 gusht!