“Hija” e Messi qëndron mbi Interin, por për “Pleshtin” duhen 500 mln euro

270
Sigal

I vështirë, por jo një mision i pamundur. Mediat italiane vazhdojnë të këmbëngulin se transferimi i Lionel Messi tek Inter nuk është thjesht “fantashkencë” në merkato, pavarësisht përgënjeshtrimeve të Beppe Marotta dhe Antonio Conte.

061903407 16aac1cd 8163 4955 Acd4 6aaa994e4d81

“Corriere Della Sera” bën të ditur se skuadra zikaltër do të ishte pista më e mundëshme që do të ndiqte “Pleshti” nëse do të vendoste të largohej nga Barcelona. Madje, prestigjozja italiane zbulon edhe detajet financiare. Sipas saj, operacioni për transferimin e jashtë herë fituesit të “Topit të Artë” do të kërkonte 500 milion euro. Duket një shifër jashtë çdo realiteti, sidomos pasi financat e të gjithë klubeve janë goditur rëndë nga pandmia e Covid-19.

5f21416a7b50a677fb498c6d

Një hipotezë në kufijtë e së pamundurës është që Messi të shkëputet nga Barcelona me parametra zero qershorin e ardhshëm. Nëse Inter nuk do të presë, atëherë duhet të paguajë 150 milion euro vetëm për kartonin e sulmuesit argjentinas. Kësaj shume i shtohen bonuset dhe komisionet, plus edhe një kontratë 4-vjeçare me 50 milion euro neto në sezon. Shifra të frikshme, por të paevitueshme kur bëhet fjalë për një kampion të kalibrit të Lionel Messi.