Haaland biznesmen! Nxjerr në treg akulloren e tij

22
Sigal

Sulmuesi i Norvegjisë Erling Haaland tashmë është edhe biznesmen. Akullorja me emrin e tij del në treg më datë 19 shkurt. Prezantimi i produktit të tij të ri është bërë nga futbollisti i Manchester City, që ka zbuluar se akullorja do të mbajë emrin e tij.

Në paketimin e akullores është një fotografi e Haaland, duke festuar një gol të shënuar me ekipin kombëtar norvegjez. Prodhimi i akullores është marrë përsipër nga kompania Henning Olsen.

Erling Haaland nuk e ka për të parë përfshirjen në industrinë e ushqimit të paketuar. Shumë tifozë të Manchester City po kërkojnë për këtë akullore edhe në rrjetet sociale, në mënyrë që të jetë e disponueshme dhe në Angli.