Sulmuesi kroat i Vllaznisë, Tomislav Bushiç dhe ai Skënderbeut, Pero Pejiç, komandojnë rrjetat
Skënderbeu i vendit të parë u falet golave të sulmuesit Pero Pejiç (5). Teuta e vendit të dytë u falet golave të Daniel Xhafajt (7). Vllaznia e vendit të tretë u falet golave të Tomislav Bushiçit (7). Që të tre janë favoritët kryesorë, për të fituar “Këpucën e Artë”. Nëse Daniel Xhafaj është një vlonjat, dy të tjerët: Pejiç dhe Bushiç janë kroatë. Një Superligë me aromë Kroacie. Kur ka mbetur edhe vetëm 90 nga përfundimi i fazës së parë në Kategorinë Superiore, janë tre goleadorë që kanë bërë diferencën deri tani, karshi sulmuesve të tjerë brenda apo jashtë skuadrës së tyre. Daniel Xhafaj (Teuta), Pero Pejiç (Skënderbeu) dhe Timoslav Bushiç (Vllaznia) kryesojnë aktualisht me nga 7 gola, pas 10 ndeshjeve të para. Në ndeshjet e javës së 10-të, Timoslav Bushi në “Loro Boriçi”. Sulmuesi tjetër kroat i Skënderbeut, Pero Pejiç shënoi dopietë ndaj Partizanit. Në fakt, është hera e parë që dy të huaj janë kandidatë kryesorë për të fituar “Këpucën e artë” në Kategorinë Superiore.
BUSHIÇ
Tomislav Bushiç (lindur më 2 shkurt 1986 në Split) është “zbulimi” i madh i këtij kampionati, dhe sigurisht blerja më e sukseshme e Vllaznisë. I aktivizuar te Simurgu, Slaven Belupo, Hajduk i Splitit (kampion me këtë skuadër), Dinamon e Kievit (në Ukrainë(, Makabi Petah Tikva (Izrael), Solin, Simurk (Azerbajxhan) ai mbërriti gjatë kësaj merkatoje vere në Shkodër. Me përvojë të madhe ndërkombëtare dhe si dhe një ish-pjestar i rregullt i Kroacisë, U-21, Bushiç po tregon vlerat e tij. Një sulmues race ka qenë dhe mbetet çelësi i suksesit në futbollin shkodran. Vllaznia, skuadra me të drejtë e cilësuar si djepi futbollit, nuk konceptohet si e plotë nëse në përbërje nuk ka një goleador të mirëfilltë. Historia ka treguar se kur kuqeblutë kanë në skuadër një golashënues të rregullt, skuadra synon për objektiva madhore. Sigurisht pa harruar brezat e mëparshëm, mjafton të ndalemi në dekadat e fundit, ku emrat e Sinanit, Salihit, Sukaj, Balës dhe Vajushit, kanë bërë tifozerinë shkodrane të ëndërrojë. Në “Loro Boriçi” janë mësuar të shohin futboll të bukur dhe spektakolar, madje mbetet tifozeria e vetme që duartroket kundërshtarin kur triumfon me një lojë të mirë. Në Shkodër dëshirojnë vetëm talente, gjë që nuk i ka munguar asnjëherë këtij qyteti, jo vetëm në sport. Sot meritat më të mëdha për suksesin e arritur i shkojnë trajnerit Agim Canaj, por nuk duhet anashkaluar as rëndësia që në majën e sulmit kanë një lojtar si Bushiç. Autori i 7 golave në këtë kampionat nuk është pjesë e qytetit, produkt i Vllaznisë si paraardhësit e tij, por është gjetja perfekte e këtij klubi, për të mbuluar handikapin e madh që skuadra kishte një sezon më parë. Në repartet e tjera të fushës nuk ka pasur ndryshime nga viti i kaluar, por ardhja e një goleadori i Busiç rregulloi balancat. 28 vjecari nga Kroacia po tregon një nivel më të lartë, për të tërhequr përpara Vllazninë në objektivat madhorë. Dhe të mendosh që skuadra sot ka probleme më të mëdha se një sezon më parë, me financa të paplotësuara, por me një golashënues më shumë. Shtatë golat e Bushiçit janë shënuar kundër këtyre ekipeve: Tiranës (1), Laçit (2), Teutës (2), Kastriotit (1), Bylisit (1).
PEJIÇ
Sulmuesi kroat, i lindur më 28 nëntor 1982 në Makarska të Kroacisë, tashmë shtë “shqiptarizuar”, kjo nisur edhe nga fakti se luan prej prej gjashtë vjetësh në kampionatin shqiptar, nga janari i vitit 2007, kur ai veshi fanellën e Dinamos në nga janari i vitit 2007 deri në maj të vitit 2008. Për të cilën shënoi në një sezon e gjysmë, ai shënoi 24 gola në 45 ndeshje. Pejiç kontribuoi jo pak në fitimin e titullit nga ana e Dinamos, ashtu siç bënë edhe kroatë të tjerë: Bodrusiç, Graniç, Vinçetiç. Pas largimit në Austri me Kapfenberger (2 gola) dhe më pas me Kroatia Sesvete (2 gola), Pejiç u rikthye në kryqytetin shqiptar, por për të veshur fanellën e Tiranës dhe jo Dinamos. Me Tiranën ai luajti për një sezon, duke shënuar 14 gola në 28 ndeshje. Pas largimit në Arabinë Saudite të Al-Faisaly (një dështim, vetëm 1 gol në 8 ndeshje në fazën e parë), Pejiç u rikthye në Shqipëri të Flamurtari, ku e ndihmoi skuadrën vlonjate për të bërë një sezon shumë të mirë: 9 gola në 13 ndeshje në gjysmën e dytë të sezonit 2011-2012. Pas aktivizimit në ndeshjet e Ligës së Europës, Pero Pejiç u transferua te Skënderbeu në sezonin 2012-2013 (23 ndeshje, 12 gola), por titulli i dytë kampion në Shqipëri. Pejiç është sërisht një nga “copëzat” më të çmuarit të “mozaikut” të Skënderbeut, ku militonin edhe kroatët e tjerë Marko Radash dhe Zheljko Tomiç. Në këtë sezon, Pejiç nuk e ka më atë shkëlqim, por gjithsesi, golat e tij i kanë dhënë pikë të çmuara Skënderbeut, që edhe këtë sezon komandon Superligën në kërkim të titullit të katërt rresht dhe të pestin në historinë futbollit korçar. Ai që ia më shumë vlerën numrit 22 është trajneri Mirel Josa. Tre golat e Pejiçit janë shënuar kundër këtyre ekipeve: Lushnjës (1), Vllazniësë (2) dhe Partizanit (2).
7 GOLAT E BUSHIÇIT
Vllaznia-Tirana 2-0 (1)
Vllaznia-Laçi 3-0 (2)
Teuta-Vllaznia 3-2 (2)
Vllaznia-Kastrioti 2-1 (1)
Vllaznia-Bylis 1-1 (1)
Golat janë realizuar në 9 ndeshje (799 minuta në total)
5 GOLAT E PEJIÇIT
Skënderbeu-Lushnja 2-0 (1)
Vllaznia-Skënderbeu 1-3 (2)
Partizani-Vllaznia 3-0 (2)
Golat janë realizuar në 10 ndeshje (761 minuta në total)
Nga Oto Bariç dhe Josip Kuzhe me Kombëtaren, tek Bonaçiç, Kataliniç, Daliç, Kovaçeviç e Lonçareviç
Kroatët që kanë fituar trofe në vendin tonë
Në Shqipëri nuk kanë luajtur dhe vazhdojnë të luajnë futbollistë kroatë, por kanë punuar edhe trajnerë nga Kroacia, madje dy prej tyre kanë qenë edhe “komisarët teknikë” të Kombëtares: Oto Bariç (2006-2007) dhe Josip Kuzhe (2009-2011). Duke u ndalur vetëm të trajnerët e klubeve, jaën gjashtë të tillë që kanë punuar në vendin tonë: Luka Bonaçiç (Dinamo), Ivan Kataliniç (Dinamo), Slavko Kovaçiç (Flamurtari), Zlatko Daliç (Dinamo), Misho Kristeçeviç (Tirana) dhe Ilija Lonçareviç (Tirana). Aventura e shumëpaguar e trajnerëve të huaj në Shqipëri, fillon me argjentinasi Mario Kempes që drejtoi për disa muaj te Lushnja, erdhi në gusht të viti 2006 dhe u largua vetëm pas pak muajsh, më saktësisht më 4 nëntor 2006, i “arratisur” pak muaj përpara shpërthimit të krizës së piramidave. Shumë pak trajnerë të huaj kanë arritur të fitojnë trofe kampionatesh, kupash dhe superkupash në Shqipëri. Vetëm tre prej tyre kanë fituar titulli kampion. Malaziasi Dervish Haxhiosmanoviç, që e fitoi me Vllazninë në sezonin 2000-2011, nën presidencën e të ndjerit Myftar Çela, çeku Stanislav Levi me Skënderbeun (2001-2012) me presidentin Agim Zeqo. Edhe boshnjaku Bllazhko Slishkoviç me president Refik Halilin, mund të konsiderohet një fitues kampion, pasi Tirana nën drejtimin e tij të Agustin Kolës dhe më pas të Alban Tafajt, fitoi kampionatin e sezonit 2008-2009. Përsa u përket fitimit të Kupës së Shqipërisë janë rumuni i Dinamos, Aurel Cikleanu në sezonin 2002-2003 dhe kroati i Tiranës, Misho Krstiçeviç (2010-2011) i cili pasoi Sulejman Starovën dhe Nevil Deden fitoi Kupën e Shqipërisë. Superkupën e kanë fituar hungarezi Miklosh Temeshvari me Tiranën (2001), kroati Ilija Lonçareviç me Tiranën (2009), kroati Zlatko Daliç me Dinamon (2010) dhe spanjolli Hulian Rubo me Tiranën (2011).
Shqipëria e futbollit, si OKB-ja
Duke parë kombësinë e 27 trajnerëve, janë 14 të tilla, ku mbizotërojnë ata kroatë (6) dhe çuditërisht ata.. argjentinas (4). Kështu tek Dinamo kanë drejtuar krotatët: Luka Bonaçiç, Ivan Kataliniç, Slavko Kovaçiç dhe Zlatko Daliç; tek Tirana kaën qenë Ilija Lonçareviç dhe Misho Kristeçeviç. Argjentinasit kanë punuar në dy skuadra: 3 te Dinamo (Pedro Pablo Paskuli, Ramon Cabrero dhe Luis Manuel Blanko) dhe 1 te Lushnja (Mario Kempes). Italianët janë tre: Ticiano Gori (Erzeni, Partizani), Leonardo Menikini (Tirana) dhe në sezonin aktual, Mauro De Vekis (Kamza). Dy boshnjakët janë sistemuar te Tirana: Enver Haxhiabdiç dhe Bllazho Sllavkoviç, dy rumunët janë shpërndarë: Aurel Cikleanu (Dinamo, Lushnja) dhe Silviu Dumitresku (Apolonia, Besa). Mali i Zi prezantohet me Dervish Haxhiosmanoviçin (Vllaznia, Erzeni) dhe Mojash Radonjiçin (Vllaznia). Tete shtete të tjera kanë nga një përfaqësues: Hungaria me Miklos Temeshvarin (Tirana); Bullgaria me Nikolai Arabovin (Partizani, Flamurtari, Naftëtari); Gjermania me Ulrih Shulsen (Vllaznia), Serbia me Esad Karishikun (Apolonia, Elbasani); Maqedonia me Nikola Ilievskin (Bylis); Spanja me Hulian Rubion (Tirana); Kosovë/Turqi me Naxhi Shensoin (Bylis) dhe Çekia me Stanislav Levin (Skënderbeu).