Goditi futbollistin e Skëndërbeut, 12 ndeshje pezullim për trajnerin e Kastriotit

Trajneri i Kastriotit është dënuar me 12 muaj pezullim pasi godi me shkelma futbollistin e Skëndërbeut gjatë një ndeshje pak ditë më parë.

Bëhet fjalë për ndeshjen e luajtuar në datë 19 dhjetor në Korçë, ku në fund të takimit, trajneri krutan, Ramadan Ndreu nuk i mbajti nervat dhe goditi mbrojtësin e Korçës, Leonat Vitija.

NOA

Ndreu u kap nga lojtarët por edhe nga vetë arbitri i ndeshjes Klodian Shahini, që bënë të munduar qetësimin e gjakrave.

Shpërthimi i trajnerit të Kastriotit erdhi pasi krutanët dolën pa pikë nga Korça , ndërkohë ata e shohin veten në vend të fundit të renditjes.