“Djajtë e kuq” thyejnë “qytetarët”, Manchester United i jep fund 15 fitoreve të City-t (VIDEO)

164
Sigal

Mançester Siti i Pep Guardiolës di të humbasë. Pas 15 fitoreve radhazi në Premier Ligë dhe 21 të përgjithshme, qytetarët humbën 2-0 në shtëpinë e tyre “Etihad Stadium”, në derbin ndaj Junajtid.

Goli i parë erdhi nga një penallti në minutën e 2-të, e ekzektuar saktë nga i përhershmi Bruno Fernandes, teksa triumfi u vulos nga Luk Shou në minutën e 50-të. Fitore prestigjioze për djemtë e Solskjaer, por kjo përsëri nuk e hap garën për titull. Siti ndodhet në vend të parë, 11 pikë përpara kushërinjve të tyre të dytë në renditje, por falë këtij suksesi Junajtid kalon përsëri Lestërin dhe kthehen në vendin e dytë.