Fitoi “Topin e Artë”, futbollistes i ndodh e papritura…

450
Sigal

Kampionati botëror i femrave për vitin 2019 do të nisë në verë, por futbollistja më e mirë në botë nuk do të jetë pjesë e saj. Ada Hegerberg nuk do të jetë në skuadrën e Norvegjisë, pasi 23 vjeçarja ka dhënë dorëheqjen nga kombëtarja.

Sipas saj futbollistet nuk respektohen aq shumë në shtetit nordik dhe për këtë fakt nuk do të jetë pjesë e Norvegjisë në kampionatin botëror.

Një gjë e tillë është pohuar nga trajneri i kombëtares, Martin Sjogren, i cili konfirmoi se sulmuesja e Lyon-it nuk do të jetë pjesë e skuadrës së tij për turneun.

Ne u përpoqëm ta zgjidhim këtë çështje. Ne patëm takime, por ajo vendosi të mos luante. Si një trajner, ju duhet të përqëndroheni tek lojtarët që duan të jenë pjesë e ekipit dhe Ada nuk është e tillë. Ne e respektojmë këtë dhe ne kemi punuar shumë me lojtarët e tjerë dhe ata kanë bërë një punë të shkëlqyeshme.

“Ajo ka një profil të madh në lojë dhe Ada natyrisht do të ishte një shtesë e madhe për skuadrën tonë nëse dëshiron të jetë pjesë e saj. Unë nuk mendoj shumë për këtë, sepse ne duhet të përqëndrojmë të gjithë lojtarët që duan të jenë këtu. Ne nuk do të marrim atë telefonatë, sepse ajo ka deklaruar se nuk do të luajë në Kupën e Botës”.-deklaroi tekniku për BBC Sport.