Gjyqtari Gjeci: Në futbollin shqiptar rezultati edhe ekipi kampion është i përcaktuar

102
Sigal

Rrëfimi i gjyqtarit Amarildo Gjeci , gjatë intervistës dhënë për Tv. Fax News:

Në futbollin shqiptar paracaktohet rezultati, madje edhe ekipi kampion. Telefonat dhe kërcënimet për gjyqtarët, dhe pse FSHF është kthyer si partit politike

Në një intervistë për Tv.Fax News, ish-gjyqtari i futbollit Amarildo Gjeci, analizon situatën e kampionatit shqiptar, rolin e gjyqtarëve, ndërhyrjet, rezultatet e ndeshjeve, telefonatat, politizimin etj. Ai u bënë apel mediave të denoncojnë në prokurori dhe jep shembullin e gazetarit Hoxha, korruptimin, e institucioneve përfshi edhe UEFA-n, dhe pse vendosi të largohej drejt Gjermanisë. Ja pjesë nga intervista:

Amarildo në momentin që vendose të largohesh nga arbitrimi ke hedhur edhe akuza të rënda! Ti thua që albitrat tani bëhen të afërt, bëhen miq e shokë për kë e ke fjalën?

Nuk mund të thëm për kolegët e mi, ish – kolegët e mi, sepse i kam edhe miq dhe nuk dua t’i dëmtoj ata. Në Shqipëri ashtu si çdo hallkë ashtu është edhe arbitrimi madje është më keq. Imagjino se çfarë bëhet në federatë, merr pjesë politika, sivjet ka qënë skandaloze fare po themi. Partia Socialiste nga njëra anë dhe Partia Demokratike nga ana tjetër. FSHF tani po kthehet në PD. Kjo është diçka skandaloze, sepse ti thuash tjetrit: ti duhet të votosh x parti, sepse kështu do filani!

Këtë gjë po e kërkon federata po thoni?

Ose ndryshe nuk do marrësh ndeshjen, kështu bëhet ne federatë po nuk votove x parti, dihet kush është ajo parti.

Që rrjedhimisht mbahen me hatër skuadrat e tjera sipas teje apo jo?

Jo sipas meje, por është thjeshtë mendimi im. Në rrethin e futbollit kjo dihet qartë se kush janë skuadrat, që janë dëmtuar më shumë edhe qëllimisht ose jo.

Ndër të tjera ju keni thënë që ata kërkonin gjëra që nuk ishin në karakterin tim për shëmbull çfarë gjërash që të flasim më konkretisht?

Kjo nuk është vetëm për mua kjo është për të gjithë. Çunat ikin me kokën ulur thonë ishallah s’po bëjmë ndonjë gabim se po paragjykohemi. Ka dhe president skuadre që vijnë dhe kërkojnë x albitër dhe vendosin albitra në superligë dhe në kategori të parë. Kur i kërkojnë dhe nuk pranojnë do i akuzojnë, do bëjnë gjëra jashtë natyrës së njeriut po themi.

Ju keni thënë që albitrat marin telefonata para ndeshjeve, ty të ka ndodhur një rast i tillë?

Ëngjëj nuk jemi të gjithë te kjo pjesë sigurisht ka pasur telefonata ka dhe do ketë telefonata, por jemi munduar gjithmonë t’i bëjmë gjërat në mënyrën e duhur. Unë mendoj se çdo gjë është pasqyrë se çfarë ndodh në kampionatin shqiptar.
Di raste Amarildo kur janë vendosur ndeshje vërtet deçizive, sepse ashtu është marrë urdhri?

Raste ka shumë dhe dimë të gjithë. Të gjithë e dimë që në fillim se kush do ta marrë kampionatin. Kjo është skandaloze dhe gazetarët vetë e dinë këtë pjesë dhe nuk e denoncojnë këtë pjesë.

Pra ti po thua që në fillim të sezonit është e përcaktuar që kampionati këtë sezon i takon x skuadër apo jo?

Kështu bëhët në kampionatin shqiptar! Të gjithë e dinë dhe vetë gazetarët bëhen palë me këtë gjë, janë të rrallë ata gazetarë që e denoncojnë këtë gjë.

Ti ndërkohë i ke bërë thirrje dhe prokurorisë që të marrin telefonat e tyre apo jo?

Po i kam bërë thirrje prokurorisë dhe shpresoj ta marrin për bazë këtë që i kam thënë dhe të ndjekin se çfarë ndodh në kampionatin shqiptar. Unë besoj se nga gazetaria është vetëm Artan Hoxha. Ai ka njohuri dhe di shumë gjëra rreth sportit.

Amarildo, a mendon se do vijë një ditë që cilësia e arbitrimit do përmirësohet në Shqipëri?

Në fakt mbase arbitrimi tani po vuan shumë përsa i përket kësaj pjese kemi parë që muajin e kaluar kur ishin kombëtaret në vend që arbitri te ecin përpara po shkojnë akoma më poshtë. UEFA shikon çdo gjë.

Po mirë Amarildo, përse mendon që nuk reagon UEFA?

Sepse UEFA është e korruptuar vetë kjo është e gjitha. Shikojmë që arbitrimi në vend që të marrë ndeshje të kombëtares merr ndeshje të U-21. Imagjino sa poshtë ka rënë arbitrimi shqiptar.

Ka qenë më e mirë cilësia më herët?

Më e mirë nuk mund të themi, por besoj që arbitrimi ka qenë deri diku, sepse ka pasu arbitra që kanë mbajtur ndeshje të nivelit të lartë.

Të vjen keq që hoqe dorë nga ajo që ti ke pasion dhe e doje shumë në këtë mënyrë?

Sigurisht që më vjen shumë keq, unë flas në këtë lloj mënyre hapur fare, sepse dua që të ndryshojë diçka në Shqipëri për sa i përket pjesës së arbitrimit.

(https://www.faxweb.al/ps-nga-njera-anë-fshf-e-pd-nga-ana-tjetër-ish-arbitri-kampionati-vendoset-që-në-fillim-ja-si-kërcënohen-arbitrat-var-skandaloze/)