Giampaolo në rrezik, ja 3 kandidatët që pritet ta zëvendësojnë

Pankina e Marco Giampaolo-s tashmë është në rrezik. Trajneri i Milanit pësoi humbjen e tretë brenda pesë ndeshjeve, duke marrë shumë kritika për projektin e tij teknik. Edhe pse drejtuesit kanë shprehur se besojnë te ai, dy ndeshjet e radhës ndaj Fiorentiëns dhe Genoas do të jenë përcaktuese për të ardhmen e ish-trajnerit të Sampdorias.

Dy prova aspak të thjeshta, por të mjaftueshme për të bërë më pas ndryshimin në stafin teknik, duke shfrytëzuar edhe ndeshjet e kombëtareve. Në këtë mënyrë edhe trajneri i ri mund të ketë kohën e mjaftueshme për t’u përshtatur.

NOA

“Corriere dello Sport” raporton se për momentin 3 janë kandidatët për ta zëvendësuar: Luciano Spalletti, Claudio Ranieri dhe kthimi (i vështirë) i Gennaro Gattusos.