“Më drithërove”, Arbana Osmani një postim kushtuar të dashurit të saj Eduart Grishaj: Mezi po pres (VIDEO)

638
Sigal

Moderatorja Arbana Osmani ka ndarë në rrjete sociale një pjesë nga filmi që pritet të dalë së shpejti në treg “Gjyshja”. Filmi i realizuar nga i dashuri i saj, Eduart Grishaj flet për një histori të vërtetë shqiptare, prekëse.

“Më drithërove. Paç fat Eduart Grishaj, mezi po pres për këtë film”– shkruan Arbana Osmani përkrah trailerit të filmit, në rrjete sociale.

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj janë një nga çiftet më të përfolura në shoëbiz. Të dy nuk e kanë pranuar asnjëherë publikisht lidhjen e tyre, por nuk ngurojnë të postojnë foto nga udhëtimet bashkë dhe të komplimentojnë njëri-tjetrin në rrjete sociale sa herë që t’ju jepet rasti.