Gazetari i dorëzon Contes trofeun, por ai e…… (FOTO)

184
Sigal

Kanë qenë ditë të trazuara për trajnerin e Interit, Antonio Konte, midis eliminimit nga gjysmëfinalja e Kupës së Italisë, gishtit të mesit drejtuar presidentit të Juventusit, Andrea Anjeli dhe me të gjithë polemikat që pasuan më pas.

Tekniku zikaltër fitoi përsëri vëmendjen e gazetarit të emisionit “Striscia la Notizia”, Valerio Stafeli, ku për të dytën herë refuzoi çmimin “Tapiro d’Oro” pas asaj të muajit nëntor.

 

Vlen të theksohet se ky çmim jepet gjithmonë nga ky emision në botën e futbollit kur gjithçka ka shkuar keq për një person, si nga paraqitja në fushën e blertë por edhe nga sjellja në këtë rast si ajo e Kontes ndaj ish-presidentit të tij Andrea Anjelit.