Serie A, Lacio bind në transfertë, dopietë e Immobile

70
Sigal

Lacio mposhti Salernitanën në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për Serinë A.

Lacialët fituan 0-2, në takimin e luajtur këtë pasdite.

Sulmuesi Ciro Immobile do i jepte suksesin skuadrës së tij me dy gola në pjesën e dytë.

Vendasit do e mbyllnin ndeshjen me një lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq të Bronn në fund.

Lojtari shqiptar Elseid Hysaj ishte titullar në këtë takim, duke zhvilluar një ndeshje të kënaqshme.