Gati 10 milionë euro, Milani kërkon talentin shqiptar

202
Sigal

Kristjan Asllani luan sezonin e parë në Serie A dhe është duke shkëlqyer me skuadrën e Empolit. Falë paraqitjeve shumë të mira me ekipin italian, në gjurmët e lojtarit është vënë një skuadër e madhe siç është Milani.

Sipas ekspertit të merkatos në Itali, Alfredo Pedulla, drejtori i Milanit Paolo Maldini e pëlqen shumë mesfushorin shqiptar dhe dëshiron ta ketë në skuadër.

Milani është gati të investojë 10 milionë euro për Asllanin dhe plani është që ta lënë një sezon tjetër në huazim tek Empoli, që të marrë më shumë eksperiencë.