“Galaktikët” me “dhimbje koke”, dëmtohet sërish ylli i Real Madridit

230
Sigal

Është dëmtuar sërish ylli i Real Madridit, Eden Hazard. Belgu pritet të mungojne 4 ndeshje dhe humbet kështu sfidën e kthimit në Ligën e Kampionëve ndaj Atalantës.

Hazard ka qënë i pafat këtë sezon teksa ka arritur të luajë në total vetëm 650 minuta nga dëmtimet ë pësuara, një shifër shumë e ulët kjo për një lojtar të nivelit të lartë.

Trajneri madrilen, Zinedin Zidan ka folur për këtë çështjë duke u përgjigjur i habitur:

“Nuk mund ta shpjegoj dot, diçka po ndodh”. Tani trajnerit francez i duhet të gjejë opsione të tjera pikërisht në momentin që u sigurua se sulmuesi belg i kaloi vështirësitë.