Futbollisti më i pasur në botë vlen 15 herë më shumë se Kristiano Ronaldo! Kush është 24-vjeçari miliarder?

235
Sigal

Futbollisti më i pasur në botë vlen 15 herë më shumë se Kristiano Ronaldo, pavarësisht marrëveshjes së tij me Arabinë Saudite.

Ronaldo ka një pasuri neto prej 425 milionë paund, nga marrëveshjet me markat si Armani, Unilever, Nike, Herbalife dhe DAZN. Këto partneritete i sjellin 37-vjeçarit 34 milionë paund në vit.

Dhe ai merrte 62.5 milionë paund në vit ndërsa luante për ish-klubin e Manchester United, por kjo shumë është rritur në 173 milionë pund që Ronaldo thuhet se do të fitojë çdo 12 muaj në klubin e ri Al Nassr.

Sulmuesi konfirmoi transferimin e tij në Lindjen e Mesme dhe mund të arrijë një shifër 1.3 miliardë paund nëse qëndron atje për kohëzgjatjen e kontratës së tij shtatëvjeçare.

Por pavarësisht burimit të tij të ri të pasurisë, bilanci bankar i Ronaldos është ende i vogël në krahasim me ish-yllin e Arsenalit, Faiq Bolkiah, i cili vlen 20 miliardë paund.

Futbollisti më i pasur në botë vlen 15 herë më
Faiq Bolkiah

Pavarësisht se është relativisht i panjohur në botën e futbollit, Bolkiah është lojtari më i pasur në botë, dhe shumë më i pasur se Ronaldo.

Megjithatë, ndryshe nga Ronaldo, Bolkiah nuk e ka grumbulluar vetë pasurinë e tij.

24-vjeçari ka lindur i pasur pasi babai i tij Jefri është vëllai i manjatit të naftës Hassanal, i cili është Sulltan i Bruneit. Dhe lidhjet mbretërore të Bolkiah kanë siguruar që ai të jetë një nga përfituesit e pasurisë së xhaxhait të tij.