Interi i ofron një pagë të çmendur Lukakut, 45 milionë euro për 5 vite

530
Sigal

Interi ende nuk po gjen gjuhën e përbashkët me Manchester United për Romelu Lukakun, pasi skuadra angleze kërkon plotë 80 milionë euro, ndërkohë që skuadra italiane nuk shkon më shumë se 65 milionë euro.

Klubi zikaltër ndërkohë po punon për të gjetur së pari akordin me futbollistin duke i ofruar plotë 45 milionë euro për 5 sezone, një shifër e frikshme. 9 milionë euro në sezon e bëjnë belgun lojtarin e tretë më të paguar në Seria A, pas Ronaldos dhe De Ligt.

Lukaku ka kërkuar largimin nga United, por Solskjaer dhe drejtuesit nuk do ta lënë të lirë pa përfituar një shifër të lart për shërbimet e tij, të cilën mund ta përdorin më vonë në merkato.