Futbolli në pikiatë dhe festa vazhdon….

586
Sigal

“Darka e gabuar” e FSHF-së dhe Lala Gjoni; mjerimi i futbollit dhe akuzat e “Sportradari”

Në kohët e lashta një perandor vrau gjithë miqtë e bashkëpunëtorët e tij për të sjellë paqen, por populli i tij tha: Solli paqen, për të mbjellë shkretëtirën… Nuk gjeja dot një referencë për gjendje e futbollit shqiptar në dekadencë të plotë këto ditë, sidomos pas festës së fundvitit apo darkën e gabuar të Lala Gjonit…

U çmend ky? Do thotë ndonjëri? Për këtë përgjigje po sjell disa fakte dyshime, probleme apo tragjedi të futbollit shqiptar këtë vit të fundit.

        Mjaftonte vdekja e një futbollisti 17-vjeçar në fushë për mos të festuar, sepse mungonte një aparat që kushton vetëm 20 mijë dollarë? Mjaftonte dhimbja e atij djaloshi për ti thënë Lala Gjonit: Mos o burrë, se ende nuk i ka mbush të dyzetat! Sepse faji kryesor për vdekjen e tij është FSHF, që nuk zbaton rregulloret për të gjitha detyrimet kur zhvillohen ndeshje. Mund të vdesin edhe përse ka mjete , por kur aparatura dhe mjeku mungon do të thotë jo vetëm mos të behët festë, por dorëheqja e fajtorëve është minimale, por … Mjafton që kjo Federatë nën bekimin edhe të Eduard Dervishit apo Vilarit të Spanjës duhej të kopjonte nga “Barcelona” e madhe se operacioni i Vilanovës u përkthye asnjë festim në klub, dhe jo të vdiste një futbollist!

        Mjafton të themi që asnjë federatë nuk bën festë në botë, bëjnë klubet, Ligat por Federatat jo? Me gjeni një dhe do thosha shkretëtirën e solla unë dhe jo Lala Gjoni!

        Mjafton të themi se “Sportradar” na shpalli kampion të trukimeve dhe kaq do të ishte e mjaftueshme që “paqja” që solli Lala Gjoni e ka kthyer futbollin në shkretëtirë apo nëj moçal turpi të paparë? Pavarësisht se tek ne të gjithë e dimë se cfarë bëhet me trukimin institucional të futbollit.

        Mjafton të kujtojmë Shpëtim Gjikën,Bimen,Shkëmbin,Bizhdillin,Ndokën, Kapllanin, Fushajn, Halilin, Dajën, Lazen, Gjylën, Milen, e sa e sa të tjerë që thonë se kot që luajmë futboll sepse  fituesit i vendos ai burri, Lala Gjon atje lart për mos të festuar….

        Mjafton të shikojmë fushat moçal në Durrës, Vlorë, Tiranë, Elbasan, Gjirokastër, Lushnjë, Kavajë për të kuptuar se edhe patate po të mbjellësh nuk rriten nga lluca  e gropat dhe jo më të luash futboll.

        Mjafton të kujtosh laverallët e rrahur, dhunuar, dënuar që masakrojnë pafundësisht futbollin e luajtur me urdhër nga Lala Gjon dhe pastaj ata marrin stemën e FIFA-s, për të thënë  futbolli është bërë shkretëtirë reale…

        Mjafton të shikosh se çfarë ndodh me futbollin e moshave  me gjykimet, grushte apo rrahjen lojtarëve të vegjël në fushë si në rastin e “Flamurtarit” në Burrel, ku Zoti i shpëtoi nga katastrofa dhe jo shteti, për të kuptuar shkretëtirën dhe darkën e gabuar të Lala Gjonit më manekinët e futbollit.

        Mjafton të themi se një futbollist i ri u rrah javën e kaluar se ktheu një top mbrapa, por portierit të ri i shpëtoi gol dhe prishi bastin, u shoqërua me shprehjet: “Ngelëm pa lekë! është viti I ri? Ç’na bëre? Apo edhe më keq tashmë e dinë të gjithë se po nuk u bënë golat në hark kohor 5 apo 6 minutash nuk ka rroga, nuk ka para dhe atëherë e kuptojmë shkretëtirën e futbollit të realizuar nga Lala Gjoni edhe këtë vit futbollistik.

        Mjafton të themi se Lala Gjoni nuk dha trofeun e Këpucës së Artë, por pa zbatuar rregulloren për dënimin e skuadrave, sepse e ka pranuar dhe Komisioni i Etikës, që është trukuar, për të kuptuar se nuk ka përse të futet prokuroria, se ligjin e bën Maliqi-Lala Gjon dhe kaq mjafton të kuptojmë shkretëtirën-futboll!

        Mjafton të themi që ende Asambleja e Futbollit nuk heq punonjësit e FSHF, rrogëtarët e saj (e kam fjalën për drejtuesit e Ligës Amatore) nga  drejta e votës, që të kuptojmë moçalin me vemje që i siguron ta fillojë pushtetin me 10 vota plus Lala Gjoni, prandaj ai i kënaq me ndonjë shishe vere “Duka” dhe lejon të trukohet një ndeshje ndonjëherë edhe për 3 apo 4 milionë të vjetra?

        Mjaftonte “Sportradari” për që ata mos të hanin e këndonin sa të jetë Lala Gjoni, se minimalisht festën e bëjnë me lekët e tyre dhe jo të FSHF, se FSHF duke shfrytëzuar vizionin e disa prej tyre, funksionin në emër të sakrificave të tyre, parave të tyre e fëmijëve të tyre, sepse jemi I vetmi vend në Europë pa Ligë Profesioniste dhe ajo nuk krijohet se  Lala Gjoni nuk do!

        “Hani pini e këndoni sa të jetë Lala Gjoni, por janë lekët tuaja”, sepse nuk ka njeri aty të ketë pirë ndonjë kafe nga  xhepi personal i tij, të paktën këtë e thonë gjithë puthadorësit dhe ata që sot i bëjnë fresk, por o zot na ruaj se çfarë urrejtje kanë për denigrimin e tyre nga pushteti absolute, madje e thotë dhe ndonjë borxhli, që duhet të punoj tre vjet pa rrogë për ti kthyer borxhin  Lala Gjonit…

        Prandaj ajo darkë e gabuar nuk duhej bërë, sepse në vend të paqes e prosperitetit, FSHF ka mbjellur Shkretëtirën!

 Votimi në internet: Andi Lila, futbollisti i vitit 2012

Andi Lila, mbrojtësi i PAS Janinës dhe i Kombëtares shqiptare, është fituesi i anketës tradicionale të përvitshme, të organizuar nga portali Albaniasoccer.com. Kavajasi fitoi çmimin “Futbollisti më i mirë për vitin 2012”. Andi Lila gjatë vitit 2012 ka zhvilluar 22 ndeshje për skuadrën e tij PAS Janina në Superligën e Greqisë dhe është aktivizuar si titullar në të gjitha takinet, duke qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit. Me skuadrën e PAS Janinës dhe me Kombëtaren e Shqipërisë, Lila është afirmuar si një lojtar me aftësi të mira fizike, rol drejtuesi në fushë dhe me stabilitet duke mbuluar me përpikëri thuajse çdo pozicion aktivizimi në fushe nga trajnerët, qofte në çdo repart të mbrojtjes, por edhe në mesfushë. Gjatë fazës së parë të sezonit të ri 2012-13, Andi Lila ka luajtur 13 ndeshje, të gjitha si titullar. Gjithashtu ka qenë në listën e kandidateve për 11-shin e javës thuajse në të gjitha takimet qe ka luajtur dhe është seleksionuar disa herë nga gazetarët pjesë e 11-shes së javës. Në takimin e fundit që u aktivizua ndaj Kërkyras realizoi njërin prej dy golave në fitoren 2-0 të skuadrës së tij PAS Janina. Me skuadrën Kombëtare të Shqipërisë, Andi Lila ka luajtur në të nëntë takimet e zhvilluara, miqësore dhe eliminatore, si titullar e me minutazh të plote në fushë në tetë prej tyre. Andi Lila e fiton për herë të parë këtë trofe dhe është futbollisti i shtatë qe e ka fituar anketën e organizuar nga “Albaniasoccer”. Lorik Cana është i vetmi futbollist që, e ka fituar dy herë trofeun.

  Fituesit

 2005 – Erjon Bogdani

2006 – Lorik Cana

2007 – Ervin Skela

2008 – Arjan Beqaj

2009 – Lorik Cana

2010 – Hamdi Salihi

2011 – Armando Sadiku

2012 – Andi Lila

Etrit Berisha: “E sigurt që luaj në Itali”

Etrit Berisha, portieri i Kalmarit dhe i Kombëtares shqiptare, është duke u stërvitur i vetëm, edhe pse skuadra është pushim dhe nis seancat përgatitore, më 3 janar të vitit të ardhshëm.

Berisha e ka bërë të qartë se ai nuk do të qëndrojë në Suedi. ” Po mundohem të përgatitem sa më shumë për veten time, pasi viti 2013 do të jetë i rëndësishëm për mua. Vetëm katër ditë e kam shfrytëzuar pushimin e më pas i jam kthyer punës. Për t’u ushtruar kam angazhuar trajnerin e portierëve. Ai dëshiron të më ndihmojë shumë dhe nuk ka hezituar të prishë pushimet e tij personale për mua”, ka thënë Berisha të martën për gazetën.

Berisha stërvitet nga dy herë në ditë nga një orë e gjysmë. Ai thotë se nuk ndien lodhje dhe me vullnet të madh po përgatitet, pasi siç thotë ai, në janar pritet të transferohet te ndonjë nga skuadrat e Serisë A që kanë shprehur interesim për të.

“Më 3 janar ekipi i Kalmarit do të nisë përgatitjet, por mua më bie që të stërvitem vetëm dhe dy javë më shumë se ata. Për arritjet e mia meritë ka edhe trajneri i portierëve të Kalmarit. Ai më jep këshilla si të përmirësohem sa më shumë gabimet. Unë dua të përparoj si portier dhe nuk do të ndalem së stërvituri. Kombëtarja në muajin shkurt ka ndeshje me Gjeorgjinë, kurse në muajin mars kundër Norvegjisë. Edhe kjo është një ndër arsyet që unë kam prishur pushimet. Dua ta mbaj formën sa më mirë të jetë e mundur”, ka shtuar Berisha. Portieri nga Prishtina ka kontratë me Kalmarin deri në fund të vitit 2013, por për të kanë shprehur interesim disa skuadra të Serisë A të Italisë. “Janë skuadra të Serisë A. Në fillim të janarit besoj se do të ketë diçka më konkrete”, ka thënë Berisha.