Futboll/ Partizani në krye, Flamurtari pa flamur

624
Sigal

Superioria: Partizani merr komandën, Flamurtari pa flamur

 Nga Moisi DALIPI

Vetëm një ditë ka zgjatur qëndrimi i Bylisit në krye të klasifikimit, sepse Partizani pasi ka fituar me rezultatin 3-1 ndaj Skënderbeut, ka marrë për herë të parë pas nëntë javëve kampionat komandën në klasifikim. Por kjo javë mbylli dhe ndeshjet e fazës parë ku në 45 ndeshjet e saj janë shënuar plot 105 gola, me një mesatare të kënaqshme me 2,33 gola në ndeshje. Vetëm në javën e fundit, atë të nëntën janë shënuar plot 20 gola, ku Shkurtaj i Kukësit dhe Nuabueze i Laçit me dygolëshat e shënuar këtë radhë kryesojnë top-listën e golashënuesve të Kategorisë Superiore me nga 7 gola të shënuar deri tani dhe konfirmojnë kësisoj garën e shpallur midis tyre për golashënuesin më të mirë të këtij kampionati. Por nga ana tjetër kjo javë me rokadat e saj në klasifikim që për sfond ka atë që mund të duket ndryshe garë, në brendësi të saj gjen shumë detaje që të bindin se kampionati shqiptar i Kategorisë Superiore nuk ka cilësi dhe nuk ka sportdashës në stadium. Në këtë javë me humbjen e shtatë të pësuar Flamurtari që mbyll klasifikimin me 2 pikë, pa asnjë mëdyshje mund të vlerësohet si skuadër pa flamur. Vërtetë po zhvillohet një kampionat tepër i çuditshëm, sepse një kjo fitore e partizanasve i ngjiti ata nga vendi tretë në krye, kurse humbja për Teutën deri dy ditë më parë kryesuese ka sjellë rrëshqitjen e saj në vendin e tretë. Po kështu Vllaznia e vendit gjashtë pas fitores në Vlorë rigjen vendit e tretë dhe Kukësi vendit shtatë pas fitores ngjit dy shkallë për në vendin e pestë. Kështu për Tiranën Skënderbeun dhe Laçin. Luftëtari dhe Flamurtari përsëri në fund të renditjes. Flamurtari që këtë javë me humbjen e shtatë të pësuar po e mbyll klasifikimin me 2 pikë, pa asnjë mëdyshje mund të vlerësohet si skuadër pa flamur. Gjithsesi, rezultatet e kësaj jave dhe klasifikimi janë si më poshtë:

Java e 9 –të                                                                                                              

 

Klasifikimi

Edhe në këtë javë Partizani kthehet bukur në personazh të Kategorisë Superiore. Dhe është një kthim tepër fantastik i tij , sepse pas fitores 3-1 ndaj Skënderbeut dje në stadiumin “Selman Stërmasi”, i ka marrë kryesimin vetëm 24 orë që mbajti Bylis . Kështu kampionët në fuqi ,.. nuk bëjnë asgjë më tepër veçse përsërisin ritualin e kampionatit kaluar, kur e mbyllnin fazën e parë në krye të klasifikimit, për rendur pastaj fortë e bukur drejt fitimit të për të 16 herë të titullit kampion. Po zhvillohet kështu ajo që quhet garë për kampionat .Dhe Partizani 3-1 Skënderbeu! Partizani përsërit me lojë dhe rezultat fitoren e javës kaluar në stadiumin “Loro Boriçi” ndaj Vllaznisë. Skënderbeu përsëri nuk po gjen vetveten në ndeshjet jashtë fushës, edhe pse në këtë përballje kishte mungesa në përbërje. B. Velica në minutën e 3`, Telushi 19` dhe Cinari 60` janë autorë të golave që iu dhanë fitoren të kuqve të kryeqytetit, duke bindur tifozët dhe trajnerin e tyre Lerda se janë një skuadër për të fituar titullin kampion. Goli Belicës një konkretizim i asaj gjuajtjeje me kokë, kurse ai i Telushit si zakonisht i një “ustai” nga gjuajtjet standarde. Po goli Cinarit këtij djaloshi 23 vjeçar shkodran që javën e kaluar ndëshkoi me atë gol të bukur ish-skuadrën e tij në fushën e saj, Vllazninë. Një detyrë e kryer më së miri në këtë ndeshje duke bindur skeptikët që e kryqëzuan gabimisht javën e kaluar, përse nuk festoi kur shënoi gol në Shkodër. Në futbollin profesionist si Cinari e kupton mirë detyrën e tij në çdo ndeshje dhe di të shënojë, të festojë dhe gëzojë sipas mënyrës të vet. Kështu ky Partizan ka nevojë dhe për sulmues të tipit Cinari që bukur fortë shënon në ndeshje radhazi dhe kur përballë ka kundërshtar të fortë. Skënderbeu mbetet i fortë në fushën e tij dhe tepër modest në ndeshjet në transfertë, duke mos bindur fort me vendin e shtatë në klasifikim se do jetë jetë garues deri në fund për titull ose një vend nderi në tre më të mirët. Me Partizanit përveç golit të shënuar nga Nazmi Gripshi asgjë për t’u veçuar. Ndeshja e javës ardhshme Partizani –Kukësi do jetë dhe prova më e mirë për parë garën për kreun e klasifikimit. Autokritikë: e fortë e Kukësit që me fitoren 4-1 ndaj Luftëtarit jo vetëm që u kthye tek fitorja, duke u ngjitur diçka në klasifikim, por me këtë fitore ka shpëtuar nga “valsi” bankinës trajnerin Shpëtim Duro. Ethemi gjen golin e tij të parë, kurse Vasil Shkurtaj me atë dygolësh jo vetëm që po ndihmon skuadrën, por i bën një shërbim të mirë vetvetes si golashënues. Plotë shtatë gola të shënuar deri tani, çka do të thotë se mbetet një “kalorës” në kërkim të golashënuesit më mirë. Edhe Rroca shënoi në këtë ndeshje kundër ish-skuadrës tij. Edhe për këtë futbollist gëzimi parë për golin e parë të shënuar në këtë kampionat. Miqtë janë mjaftuar me atë gol të Çelës si për të thënë se nuk janë dorëzuar edhe pse mbajnë vendin e parafundit në klasifikim me 6 pikë. Laçi gjen fitoren me vlerën e tre pikëve pas shumë ka mbyllur kështu “agjërimin:shumë javor. Sulmuesi Nuabueze bëhet përsëri protagonist me dygolëshin e shënuar, kurse Xhixha bën mirë detyrën duke iu kujtuar durrsakëve se nuk janë në gjendje të mbajnë kreun e klasifikimit më shumë se një javë. Një Teutë e brishtë në këtë ndeshje, që ndryshe nga javët e kaluar paraqiti dobësi. Kjo është dhe veçoria tjetër që themi se ky kampionat ka paqëndrueshmëri dhe mungesë stabiliteti, çka i humbet shumë bukur futbollit luajtur. Bylisi pas dy javëve në ndeshje transfertë kthehet në fushën e tij dhe fiton bukur, pastër dhe me shumë kurajë ndaj Tiranës. Dhe rezultati 3-1 e tregon këtë gjë. Goxhaj shënon përurues për mallakastriotët e Bylisit, kurse të huajt me nigeriani Guido dhe argjentinasin Celis kthejnë në ditë feste me rezultatin 3-1 fund ndeshjen ndaj Tiranës. I vetmi gol për Tiranën në këtë ndeshje e parashikuar shpejt si pretendente është shënuar nga Dunga, nuk ka mjaftuar, dhe Tirana ka nënshkruar humbjen si dhe krizën e drejtimit në skuadër. Mbrëmë deri vonë trajneri Mema që dje nuk ka dalë në stërvitje me skuadrën ka qenë në bisedime më presidentin Halili për të kërkuar largimin e tij .Ndërkohë që po dje drejtuesit e Flamurtarit kanë zyrtarizuar largimin nga drejtimi të trajnerit Dritan Sadetini. Humbja me Vllazninë 1-3 duket se e ka bindur presidentin Idrizi se nuk mund të vazhdohet më kështu . Nëntë javë, shtatë humbje dhe vetëm dy pikë. Një paraqitje skandaloze për një skuadër të tillë që deri tani në këtë kampionat ka ardhur mes premtimeve të pa mbajtura në mënyrën më të keqe. Flamurtari plotë histori është kthyer në një skuadër të tjetërsuar, pa flamur dhe dinjitet. E thënë më qartë një grup që ndryshe mund ta vlerësojmë si një “strehë varfnore” ku mund të vijë të luajë futboll kush të dojë dhe si të dojë .Megjithatë Flamurtari meriton ditët e ardhshme një shkrim pak më ndryshe, me analizë dhe fakte të kësaj gjendjeje ku është sot kjo skuadër. Vllaznia mori në Vlorë një fitore pa shkëlqim por me vlerën e tre pikëve që mban atë në vendin e tretë në klasifikim . E pra këto janë disa nga veçoritë që na dha java e nëntë ose thënë ndryshe java përmbyllëse e fazës parë të Kategorisë Superiore. Java ardhshme do të zhvillohet sipas këtij kalendari dhe ndoshta do ketë surpriza të tjera, sepse me të drejtë edhe mund të quhet kampionati surprizave dhe çudirave nga java ne javë, por jo kampionat me cilësi të mirë sportive.