FSHF ndryshon oraret për të shtunën, ja kur do të zbresin në fushë skuadrat e Superiores

131
Sigal

Java e 34-të e Kategorisë Superiore do të luhet e gjitha ditën e shtunë, teksa ishte parashikuar që në orën 17:00 të fillonin edhe ndeshjet.

Por tashmë FSHF vetëm dy ditë para sfidave ka ndryshuar orarin, teksa ka bërë të ditur që skuadrat do të zbresin në fushën e lojës në orën 17:15.

Në program është Klasikja e Shqipërisë, Tirana-Vllaznia. Shkodranët synojnë tre pikët për të siguruar kualifikimin në Kupat e Europës.

Sigurisht Tirana nuk do të ketë motivin e zakonshëm, pasi fitoi titullin në derbi ndaj Partizanit.

Skënderbeu-Laçi është si një miqësore, ndërsa në Egnatia-Partizani dhe Kukësi-Dinamo pritet luftë e fortë sportive. Në program për të shtunën është edhe Kastrioti-Teuta.