“Golazo!”, Manaj mahnit spanjollët me një supergol në ndeshjen e parë me Barcelonën (VIDEO)

214
Sigal

Sulmuesi i Kombëtares, Rei Manaj bëri një debutim historik pasditen e sotme duke zbritur në fushë me ekipin e parë të Barcelonës.

Por jo vetëm kaq. Me shansin e parë që iu dha, Manaj arriti të bëhet dhe protagonist duke realizuar golin e parë me fanellën e Barçës. 24-vjeçari realizoi në minutën e 60-të të ndeshjes miqësorë kundër Gjimnastik, duke shënuar një supergol nga diagonalja.

Manaj u aktivizua në pjesën e dytë, dhe provoi 3 herë të gjente rrugën e rrjetës para se të krijonte atë aksion personal fantastik për të dërguar më pas topin në rrjetë.