FOTO/ Chicago Bulls nderon Xherdan Shaqirin, i dhuron shqiptarit fanellën ikonike me numrin e Michael Jordan

160
Sigal

Ekipi i famshëm i basketbollit, Chicago Bulls ka nderuar Xherdan Shaqirin me një fanellë që mban numrin ikonik 23 që përdorte legjenda e tyre, Michael Jordan.

Në foto shihet Shaqiri duke pozuar në stadiumin e Chicago Bulls, ku në dorë mban fanellën e ekipit me numrin 23, të personalizuar veçanërisht për futbollistin. Ky nderim i veçantë vjen pas transferimit të Shaqirit në kampionatin amerikan të futbollit, në ekipin e Chicago Fire.

Shaqiri tashmë ndodhet në të njëjtin qytet me ekipin legjendar të basketbollit, gjë që e ka çuar futbollistin me origjinë shqiptare drejt nderimit me fanellën me numrin legjendare të Majkëll Xhordan, e personalizuar me mbiemrin e tij në të.