FOTO/ Messi në pritje të djalit të 3, Antonella Roccuzzo tërheq të gjithë vëmendjen

605
Lionel Messi po bëhet gati të presë ardhjen në jetë të djalit të tij të tretë me bashkëshorten Antonella Roccuzzo. Pas Thiago, 5 vjeç, dhe Mateu, 2 vjeç, çifti i martuar në fundin e qershorit të kaluar po bëhet gati për një tjetër ditë të shënuar në jetën e tyre.
Po kësaj here Antonella ka ditur ‘të bëjë zhurmë’ me shtatëzaninë e saj, që sipas mediave argjentinase është në muajin e shtatë.
Partnerja e pesë herë fituesit të “Topit të Artë” shfaqet në njërën nga dhomat e shtëpisë së saj luksozë në Barcelonë, duke pirë çaj. Antonela në foto duket e ulur në dysheme, me gotën e çajit të vendosur mbi barkun e saj. Leo, ndërkohë, shfaqet në divan, duke buzëqeshur.


Sigal