Formacioni zyrtar/ Sylvinho i beson Strakoshës, Ramadani lihet pushim! Rikthehet dhe Uzuni

24
Sigal

Pas pak pritet të startojë sfida e fundit eleminatore për Euro 2024, mes Shqipërisë dhe Ishujve Faroe në stadiumin “Air Albania”. Tashmë kombëtarja jonë e ka siguruar kualifikimin në kampionatin evropian që do të zhvillohet në Gjermani.

Megjithatë fitorja në këtë takim do të na siguronte vendin e parë në grup. Për sfidën e sotme trajneri Sylvinho ka bërë disa ndërrime duke filluar që nga porta.

Aty do të jetë Thoma Strakosha, duke vazhduar më pas me Balliun në vend të Hysajt, Ismajli i rikthyer së bashku me Gjimshitin në qendër, ndërsa nga e majta i zakonshmi Mario Mitaj.

Në mesfushë do ta nisë sot nga e para Bare në vend të Ramadanit së bashku me Asllanin dhe Bajramin. Ndërsa treshja e sulmit do të përbëhet nga Uzuni, Asani dhe Daku.

Shqipëri: Strakosha; Balliu; Ismajli; Gjimshiti; Mitaj; Asllani; Bare; Uzuni; Bajrami; Asani; Daku. Trajner: Sylvinho