Formacionet zyrtare të Holandë-Çeki, ja vendosjet e të dyja ekipeve!

169
Sigal

Holanda dhe Republika Çeke do të sfidohen pas pak minutash në “Puskas Arena”.  De Boer do të zbresë në fushë me vendosjen 3-4-3. De Vrij, De Ligt dhe Blind do të formojnë trinomin e mbrojtjes.

Në mesfushë lideri është de Jong, ndërkohë që Dumfries dhe van Aanhold do të luajnë në krahë. Në sulmë Depay dhe Malen do të mbështeten nga kapiteni Wijnaldum.

Në krahun tjetër Çekia kundërpërgjigjet me vendosjen 4-2-3-1. Sulmuesi i vetëm do të jetë Schick, ndërkohë që emra të tjerë interesant janë dhe Soucek dhe Barak në mesfushë.