Formacionet zyrtare/ Shqipëria me formacion sulmues. Roshi, Grezda dhe Sadiku nga minuta e parë

541
Dy trajnerët e kombëtareve të Shqipërisë dhe Turqisë kanë shpallur formacionet zyrtare me të cilat skuadrat do të zbresin në fushë për miqësoren e cila do të luhet në Antalya dhe do të vlejë për përgatitjet e Europianit 2020.
Bie në sy se Shqipëria do të luajë me një formacion sulmues ku tekniku Christian Panucci ka zgjedhur të zbresë në fushë nga minuta e parë në vijën e parë të sumit Grezdën, Sadikun dhe Roshin.
Formacionet
Turqia: Babacan, Jardimci, Aziz, Sojuncu, Turan, Jukuslu, Ozjacup, Calhanoglu, Under, Karaman, Tosun
Trajner: M. Lucescu
Shqipëria: Berisha, Hysaj, Mavraj, Veseli, Lenjani, Lilaj, Xhaka, Memushaj, Roshi, Grezda, Sadiku
Trajner: C. Panucci
Sigal