CICO, dieta e re ketogjenike?

677
Kur bëhet fjalë për dietat e njerëzve të famshëm, shumë shpejt nuk do të jetë dieta e re Paleo, si dietë ketogjenike, pasi diçka tjetër po përdoret në masë. Regjimi i fundit i VIP-ave është dieta CICO, e cila ka marrë famë në javët e fundit përmes Reddit, dhe është metoda klasike e humbjes së peshës.
CICO është një akronimë për “Calories In, Calories Out’ (merr kalori, shpenzo kalori) dhe nga përdoruesit e Reddit është cilësuar si “dieta që duhet ndjekur”, por jo të gjithë janë të bindur. Por çfarë mendimi kanë dietologët për CICO?
Teksa mbrojtësit e regjimit CICO argumentojnë se nuk është e nevojshme se çfarë ha, me kusht që të krijoni çdo ditë një defiçit kalorish, Lyndi Cohen, dietologe australiane thotë se ka një marzh të madh gabimi.
“Me numërimin e kalorive, ju bëni disa gabime. Kur njerëzit numërojnë kaloritë, ata nuk numërojnë më ushqyesit, dhe thjesht shohin numrat. Kjo do të thotë që ju mund të hani edhe ushqime fast-food, duke siguruar kaloritë e nevojshme gjatë ditës”, tha ajo për Daily Mail Australia.
Cohen thotë gjithashtu se kur njerëzit “reduktojnë” kaloritë e tyre apo hanë më pak, trupi i tyre hyn në një “mënyrë urie ku trupi juaj nis të hajë muskujt”.
“Është ironike, sepse dieta si CICO përpiqen të inkurajojnë balancën, por në fakt nuk ka balancë. Ndërkohë ju fiksoheni me numrat, për të dyja, numrat e kalorive dhe të ushqimeve dhe numrat e peshores. Do të ndjeheni fajtor kur të hani gjënë e gabuar. Me CICO mund të humbni peshë, po nuk do të jetë e qëndrueshme. Njerëzit që kanë reduktuar kaloritë dhe kanë humbur peshë, mendojhne se mund të hanë normalisht më pas, ndërkohë që fakti është që reduktimi i kalorive duhet të vijojë”, vijon Cohen.
Sigal