Sigal

Pas humbjes 0-4 përballë Skocisë, Kombëtarja shqiptare pret sonte në orën 20:00 Uellsin në miqësoren që do të zhvillohet në “Elbasan Arena”.

Ndeshja është një sfidë ku kuqezinjtë do kërkojnë të paktën të kthejnë fytyrë, pas asaj humbje poshtëruese 0-4 ndaj Skocisë, vetëm tri ditë më parë.

Uellsi është një provë e fortë, sidomos për Shqipërinë, që nuk shënon gol prej katër ndeshjesh, ndërkohë që është ndëshkuar në tetë raste.

Formacionet zyrtare:

Shqipëria: Berisha, Veseli, Mavraj, Ismajli, Hysaj, Xhaka, Lila, Basha, Uzuni, Balaj, Grezda. Trajner: Kristian Panuçi

Uellsi: Uard; Roberts, Lokier, Lorencs, Ganter; Allen, King; Bruks,  Uilson, Xhejms; Vokes. Trajner: Rajan Gigs

46515903_307810043154067_4170301064165195776_n