ANALIZË/ Kombëtarja jonë në ndeshjet e Grupit B, detaje me të veçanta dhe vazhdimësia në ture të tjerë, flet për “Telegraf” Mjeshtri i Madh, Andrea Marko
Agron KAJA
Europiani vazhdon me Shqipërinë të eliminuar, si e komentoni paraqitjen kuqezi në Grupin B kualifikues?
Kjo skuadër ka bërë gjëra pozitive, na mblodhi të gjithë shqiptarëve atje, ishte grup ferri. Peng kam vetëm ndeshjen e parë. Nëse do kishim guxim më shumë, do kalonim grupet. Prisja më tepër nga Broja. Mund të kishte kontribuar më mirë në ndeshjen e parë.
Dhe eliminimi i Shqipërisë në atë grup “ferri” e quani si të paramenduar?
Largimi i Shqipërisë ishte i paramenduar, sepse luajtëm me tre skuadra të forta, ku edhe Gjermania e ka frikë Spanjën, e Italia prej saj u ndal, Kroacia ishte e pafat. Eliminimi ynë ishte i paramenduar me këtë grup, nuk ishte surprizë për ne.
Përfaqësimin tonë në Europian si skuadër e tifozë, ju si e vlerësoni?
Në të gjitha vlerësimet ka subjektivizëm. Në përfaqësim jemi me notën 10, kryesisht me tifozerinë, e cila e rriti më shumë krenarinë në futbollin shqiptar. Tashmë nuk jemi më si një skuadër rastësore, sepse shkuam për herë të dytë.
Nga trajneri te lojtarët e Kombëtares, cili është vlerësimi juaj për performancën e tyre?
Në vlerësimin tim, Silvinjo nuk e ka kaluar klasën, sepse është trajneri i një skuadre të eliminuar. Futbolli shqiptar merr notën 6, është e pranueshme. Tek lojtarët vlerësohet grupi, që ishte më i dallueshëm, me Gjimshitin si personalitet në fushë, lojtarët e tjerë ishin në nivelin mesatar.
Ku mendoni se Kombëtarja nuk bëri mirë në tre ndeshjet në Grupin B?
Më mirë në ndeshjen me Kroacinë, në pjesën e parë. Aty e krijoi besimin për më tepër, 45 minutat e para me Italinë dhe 20 minuta të pjesës së dytë me Spanjën. Në mundësitë e saj, mendoj se në të treja ndeshjet bëri më të mirën e mundshme.
Po përflitet për trajnerin Silvinjo se nuk mund të vazhdojë në stolin kuqezi, mos është kjo një “finte” për kontratën e re?
Në pjesën e lidhjes së kontratës, kuptohet se ngërçi janë financat. Tashmë, pas tre ndeshjeve në Europian, bursa e Silvinjos në trajning është rritur dhe ai pret ofertat, ndërkohë që luan me to. Sepse interes është paraja, nuk ka patriotizëm e dashuri në këtë periudhë.
Me këtë paraqitje, e mendoni një Shqipëri më dinjitoze për t’u kualifikuar në finalet e Botërorit 2026?
Në Botërorin 2026 marrin pjesë 44 skuadra, dhe një pjesëmarrje tillë është një mundësi e madhe për për të shkuar edhe ne. Nga Europa i bie një në tre shtete të shkojë në atë event, por të presim shortin në muajin nëntor, sepse para kemi Ligën e Kombeve me Ukrainën, Çekinë dhe Gjeorgjinë.
U mbyllën edhe ndeshjet e 1/16 të finaleve, cilën skuadër e veçoni ju për lojën, por edhe për rezultatin?
Zvicrën e veçoj për lojën, por edhe Holandën. Ndërkohë që Spanja mbetet një skuadër e pathyer, ndeshja Gjermani-Danimarkë ishte sfida më e bukur. Deri në këtë periudhë të Europianit, Franca dhe Belgjika mbeten dy skuadrat më potente.
Në turin e 1/8-ve, si i shikoni përballjet, ka ndonjë finale të parakohshme?
Ato janë skuadra që do të përballeshin, sepse ishin 24 skuadra, u bënë 16 e tani janë 8. Ato janë, nuk mund të themi se janë përballje të parakohshme, por janë skuadrat më me zë që mbajnë tonusin në Europian. Suprizë janë Turqia e Zvicra që nuk kanë fituar asnjëherë Europianë.
Në këndvështrimin e një tifozi, ju si po e ndiqni Europianin pa Shqipërinë?
Tifozeria mbetet pjesa më e dukshme dhe më e bukur në këto finale të Europianit. Ngjyrat për çdo shtet janë shpalosur, dhe unë si tifoz them se ky Europian na i dha një kënaqësi me ato emocione dhe bukurinë në fushën e lojës në çdo stadium.
Nisur nga gjithçka në këto finale të Europianit, e keni një parashikim se ku do shkojë trofeu?
Fillimisht, në katër skuadrat finaliste unë përcaktoj Gjermaninë, Francën, Holandën dhe Anglinë. Ndërsa në finale mendoj mendoj dy përballje: Francë-Angli, ose Gjermani-Angli. Anglinë e shoh si protagoniste në finale.
MERKATO KUQEZI
“Shkes” Edi Reja, Mitaj sheh Juventusin

Drejtori Sportiv i Juventusit, Xhuntoli, ka ditë që është në punën e merkatos, pas marrjes së miratimimit edhe nga trajneri i ri Tiago Mota. Në mesin e kësaj merkatoje ka zënë vënd edhe mbrojtësi i majtë i Kombëtares sonë, Marjo Mitaj, shitjen e të cilit drejtuesit e Lokomotivës së Moskës ia kanë vlerësuar kartonin e tij 12 milionë Euro. Por duke qënë se kontrata e tij skadon në vitin 2025, “Zonja e Vjetër” mund të ulë çmimin në 7 ose 8 milion euro.
Shqipëria e dyta për gjobat, renditet pas kroatëve
Sot, Kampionati Europian luan ndeshjet e fazës çerekfinale, ndërkohë që më parë janë luajtur 44 ndeshje, mes të cilave edhe Shqipëria ka bërë të veçantën. Në të tre stadiumet që Kombëtarja jonë i luajti ndeshjet e Grupit B, tifozët tanë dhuruan spektakël, por kishte edhe nga ata që e tepruan me hedhje sendesh në fushë, me flakadanë e futje të personave në fushë. Këto incidente kanë një penalizuar Shqipërinë me gjobë nga UEFA, dhe sipas llogaritjeve Kombëtarja shqiptare është e dyta nga gjobat e marra. FSHF-ja është gjobitur me 171.375 euro, ndërkohë që rekordin e mban Kroacia me 220.875 euro në total.
NDESHJET SOT
SPANJË – GJERMANI 18:00
Del Boske dhe Mateus “përplasin” parashikimet

Ish-portieri i Gjermanisë, Jens Leman, ditë më parë e cilësoi Spanjën një ekip pa eksperiencë dhe “të vogël”, që Gjermania do ta kalonte pa asnjë problem. Ndërsa “rekordmeni” me fanelën e Gjermanisë, deklaron se kjo ndeshje do ndahet me penallti. “Të dyja skuadrat kanë cilësi të madhe dhe shpejtësi të lartë, veçanërisht në sulm. Gjithashtu, kanë një ose dy lëkundje në mbrojtje, por do jetë një lojë krejtësisht e ekuilibruar në kushte të barabarta. Prandaj, 1:1 pas 90 minutash, 1:1 pas 120 minutash. Dhe në penalltinë emocionuese, Gjermania fiton. Mezi pres të jem atje në stadiumin e Shtutgartit”. Ndryshe mendon ish-trajneri legjendar i spanjollëve, Vinsent Del Boske, i cili gjermanëve u është përgjigjur me diplomacinë e një tekniku. “Spanja është favoriti kryesor, nuk kam asnjë dyshim se do të fitojmë këtë sfidë”. Biletat për këtë ndeshje kanë shkuar deri në 12 mijë euro.
PORTUGALI – FRANCË 21:00
“Gjelat” me sulm të cunguar përballë Diogo Kostës

Në analizën që mediat e huaja i kanë bërë dje skuadrës së Francës, në prag të ndeshjes me Portugalinë, e shohin skuadrën e “Gjelave” pa sulm dhe pa gola. “Franca do të jetë në vështirësi kundër Portugalisë. Mbape, natyrisht që është sulmuesi më i mirë në Botë, por deri tani nuk e ka treguar këtë”. Dhe të gjitha informacionet e grumbulluara gjatë dy ditëve të fundit, sikur bëjnë opinionin sportiv të mendojë se trajneri Didier Deshampos do të zgjedhë një renditje taktike si kundër Belgjikës. Nga ana tjetër, përballë do të kenë një “hero” të ri te portugezët, ku portiere Diogo Kosta duket sikur e ka zvenitur Kristiano Ronaldon, tashmë pas asnjë gol të shënuar, me penallti të humbura. Paraqitja perfekte e tij kundër Sllovenisë, me një pritje të shkëlqyera dhe më pas tre penallti të pritura, i dhanë atij vlerësime publike dhe për sfidën e sotme me Francën mendohet si kyçi i portugezëve.
“Opta” dhe Superkompjuteri, ja prognoza e Europianit

Në pragun e kampionateve Botërorë dhe Europianë, por edhe gjatë zhvillimit të tyre, nga media të ndryshme janë shfaqur pamje apo video, ku kanë treguar kafshë të ndryshme teksa parashikonin ndeshje të veçanta. Dhe dje ka qënë ndryshe, sepse Superkompjuteri i Kompanisë më të madhe në Botë për statistika dhe analiza, “Opta”, ka nxjerrë rezultatet e saj për fituesin më të mundshëm të Kampionatit Europian të Futbollit “Gjermani 2024”. Sipas tij, para fillimit të turneut edhe deri më tani, fitues absolutë ishin “Tre Luanët” e Anglisë, ndërkohë që nga publikimi i djeshëm llogaritë kanë ndryshuar për një tjetër skuadër. Kështu, vendin e Anglisë e ka zënë Spanja, e cila sipas “Opta”-s ka diku te 19.3% shanse për të fituar trofeun e Europianit, ndërsa vendi i dytë i përket vendasve të Gjermanisë, të cilët kanë diku te 18.1% shanse për ta fituar. Dhe më e veçanta e këtij parashikimi është se ishullorët anglezë kanë rënë në vendin e tretë dhe llogariten me 17.1% shanse fitimi të trofeut. Të presim 14 korrikun, për të qartësuar se cilët janë më të saktë në parashikime: kafshët apo Superkompjuteri i “Opta”-s. Kujtojmë se para ndeshjes Itali-Shqipëri, gazeta “Telegraf” publikoi një kolazh parashikimesh me kafshë dhe shpendë, të cilët dolën të saktë, sepse e favorizonin Italinë si fituese.
LIBRI I ARTË
Finalet – Fituesit
(1) 10.08.1960 / Francë
BRSS-Jugosllavi 2-1
(2) 21.06.1964 / Spanjë
SPANJË-BRSS 2-1
(3) 08.07. 1968 / Itali
Itali-Jugosllavi 1-1
10 Korrik 1968
ITALI-Jugosllavi 2-0
(4) 18.08.1972 / Belgjikë
GJERMANI P-Jugosllavi 3-0
(5) 20.06.1976 / Jugosllavi
Çekosllovaki-Gjermani P 2-2
ÇEKOSLLOVAKIA 5-3 P
(6) 22.06.1980 / Itali
GJERMANI P-Belgjikë 2-1
(7) 27.06.1984 / Francë
FRANCË-Spanjë 2-0
(8) 25.06.1988 / Gjermani
BRSS-HOLANDË 0-2
(9) 26.06.1992 / Suedi
DANIMARKË-Gjermani 2-0
(19) 30.06.1996 / Angli
Rep. Çeke-GJERMANI 1-2
(11) 02.02.2000 / Holandë
FRANCË-Itali 2-1
(12) 04.06.2004 / Portugali
Portugali-GREQI 0-1
(13) 29.06.2008 / Austri
Gjermani-SPANJË 0-1
(14) 01.07.2012 / Ukrainë
SPANJË-Itali 4-0
(15) 10.07.2016 / Francë
PORTUGALI-Francë 1-0
(16) 11.07.2021 / Angli
ITALI-Angli 3-2
GRUPI A
Skuadrat Nd Pikë
1.Gjermania 3 7
2.Zvicra 3 5
3.Hungaria 3 3
4.Skocia 3 1
Ndeshjet në grup
14 Qershor 2024
Gjermani-Skoci 5-1
15 Qershor 2024
Hungari-Zvicër 1-3
19 Qershor 2024
Gjermani-Hungari 2-0
Skoci-Zvicër 1-1
23 Qershor 2024
Skoci-Hungari 0-1
Zvicër-Gjermani 1-1
GRUPI B
Skuadrat Nd Pikë
1.Spanja 3 9
3.Italia 3 4
2.Kroacia 3 2
3.Shqipëria 3 1
Ndeshjet në grup
15 Qershor 2024
Spanjë-Kroaci 3-0
Itali-Shqipëri 2-1
19 Qershor 2024
Kroaci-Shqipëri 2-2
20 Qershor 2024
Spanjë-Itali 1-0
24 Qershor 2024
Shqipëri-Spanjë 0-1
Kroaci-Itali 1-1
GRUPI C
Skuadrat Nd Pikë
1.Anglia 3 5
2.Danimark 3 3
2.Sllovenia 3 3
4.Serbia 3 2
Ndeshjet në grup
16 Qershor 2024
Slloveni-Danimar.1-1
Serbi-Angli 0-1
20 Qershor 2024
Slloveni-Serbi 1-1
Danimarkë-Angli 1-1
25 Qershor 2024
Danimarkë-Serbi 0-0
Angli-Slloveni 0-0
GRUPI D
Skuadrat Nd Pikë
1.Austria 3 6
2.Franca 3 5
3.Holanda 3 4
4.Polonia 3 1
Ndeshjet në grup
16 Qershor 2024
Poloni-Holandë 1-2
17 Qershor 2024
Austri-Francë 0-1
21 Qershor 2024
Poloni-Austri 1-3
Holandë-Francë 0-0
25 Qershor 2024
Francë-Poloni 1-1
Holandë-Austri 2-3
GRUPI E
Skuadrat Nd Pikë
1.Rumania 3 4
2.Belgjika 3 4
3.Sllovakia 3 4
4.Ukraina 3 4
Ndeshjet në grup
17 Qershor 2024
Rumani-Ukrainë 3-0
Belgjikë-Sllovaki 0-1
21 Qershor 2024
Sllovaki-Ukrainë 1-2
22 Qershor 2024
Belgjikë-Rumani 2-0
26 Qershor 2024
Sllovaki-Rumani 1-1
Ukrainë-Belgjikë 0-0
GRUPI F
Skuadrat Nd Pikë
1.Portugalia 3 6
2.Turqia 3 6
3.Gjeorgjia 3 4
- Rep.Çeke 3 1
Ndeshjet në grup
18 Qershor 2024
Turqi-Gjeorgji 3-1
Portugali-R.Çeke 2-1
22 Qershor 2024
Gjeorgji-Rep.Çeke 1-1
Turqi-Portugali 0-3
26 Qershor 2024
Rep.Çeke-Turqi 1-2
Gjeorgji-Portugali 2-0
Ndeshjet 1/16 finaleve
29 Qershor 2024
Zvicër-Itali 2-0
Gjermani-Danima 2-0
30 Qershor 2024
Angli-Sllovaki 3-1
Spanjë-Gjeorgji 4-1
1 Korrik 2024
Francë-Belgjikë 1-0
Portugali-Slloveni 1-0
2 Korrik 2024
Rumani-Holandë 0-2
Austri-Turqi 1-2
U kualifikuan 8 skuadra
ÇEREKFINALET
5 Korrik 2024
Spanjë-Gjermani 18:00
BILANCI
Nd 14, F 5, B 5, H 4, G 19:14
Portugali-Francë 21:00
BILANCI
Nd 7, F 1, B 2, H 4, G 6:9
6 Korrik 2024
Angli-Zvicër 18:00
BILANCI
Nd 13, F 9, B 4, H 0, G 24:9
Holandë-Turqi 21:00
BILANCI
Nd 16, F 14, B 1, H 1, G 49:15


















