Flet Maurizio Sarri: Ndaj Torinos mund të na penalizojë edhe orari i ndeshjes!

285
Sigal

Juventus nesër do të ketë një tjetër pengesë aspak të thjeshtë, teksa do të sfidojë Torinon në derbin e qytetit. Trajneri i bardhezinjve, Maurizio Sarri është ndalur edhe te orari i ndeshjes (17:00), duke e cilësuar si një faktor që mund të penalizojë skuadrën e tij. “Derbi është një ndeshje e veçantë nga çdo lloj tjetër diskutimi logjik. Duhet të përballemi me një ekip shumë të motivuar, derbi është një ndeshje më e rëndësishme për Torinon se sa për Juventusin, ndaj duhet të jemi shumë të vëmendshëm. Duhet ta përgatisim ndeshjen sa më mirë nga pikëpamja mentale, për të barazuar disi motivimin. Mungesa e tifozëve ndikon shumë edhe në faktorin fushë. Sipas meje është penalizim që të luash në këtë orë, por si trajner i Juventusit do të luajmë në orën 17:00. Ronaldo dhe Dybala? Po luajnë më pranë. Dybala merr më pak topa nga mesfushorët, ndërkohë që Ronaldo luan më në qendër. Kështu mund të luajnë më shpesh duke ndryshuar pozicion mes tyre. Në stërvitje bëjnë pova për të vendosur kundërshtarët në vështirësi. Tani futbollistët kanë nevojë më shumë për të luajtur, sigurisht që pas 7-8 ndeshjesh është e nevojshme edhe të pushon. Deri më tani nuk kemi shfaqur të dhëna për lodhje”, u shpreh Sarri.