Agron KAJA

HISTORI-BILANC-AKTUALITET
Ndeshjet ekstreme
Ndeshja e parë
Qershor 1950
Tirana-Dinamo 0-1
Ndeshja e fundit
27 April 2025
Dinamo C-Tirana 0-2
Bilanci në Superiore
Ndeshje 151
Fitore Tirana 65
Fitore Dinamo 50
Barazime 36
Golat 226-194
Bilanci në Kupë
Ndeshje 31
Fitore Tirana 9
Fitore Dinamo 16
Barazime 6
Golat 32-44
Bilanci total
Ndeshje 182
Fitore Tirana 74
Barazime 42
Fitore Dinamo 66
Golat 258:238
KF TIRANA
Renditet në vëndin e 10-të
me 2 pikë: 0 F, 2 B, 2 H,
Golat 2:6
DINAMO CITY
Renditet në vëndin e 6-të
me 4 pikë: 1 F, 1 B, 2 H,
Golat 3:3
TIRANA/ REZART DABULLA
Me Dinamon një “derbi i vogël”, shpresoj Tirana mos humbasë

Në karrierën tuaj, sa herë jeni përballur në “derbin” me Dinamon, si lojtar apo edhe në pozicione drejtuese?
Janë shumë vite dhe janë shumë ndeshje të luajtura. Në periudhën që unë kam luajtur me fanelën e Tiranës në 13 vite, kanë qënë ndeshje të shumta dhe veçanta. Kujtoj se në shumicën e këtyre sfidave, Tirana ka fituar më shumë prej tyre.
Cilën nga këto përballje “derbi” si lojtar i Tiranës, e veçon për karakteristikat e saj dhe rezultatin?
Në vitin që Dinamo doli kampion, sezoni 2001-2002 , ishin ndeshje të forta dhe të luftuara, ku fitoi Dinamon në njërën prej tyre dhe tjetra barazim. Ky ishte viti më i mirë për Dinamon, në vitet e tjera që unë isha me fanelën e Tiranës, kemi qënë superiorë në “derbi”.
Nëse do riktheheshe edhe një herë në kohë, si do ta vlerësoje këtë përballje?
Gjithmonë ndeshjet “derbi” me Dinamon quhet si i dytë, “derbi i vogël”, sepse më i rëndësishëm quhej ai me Partizanin, “derbi i madh”. Por edhe për faktin se tifozeritë kanë qënë më të mëdha e të zjrrta. Në ato vite, Tirana që në start e kishte të fituar derbin me Dinamon.
Sot jashtë fushës së Tiranës, si mendoni se duhet përgatitur kjo ndeshje?
Unë mendoj se te kjo ndeshja “derbi” sot, Tirana nëse merr 1 pikë është si fitore për të. Sepse kjo është një Tiranë tjetër, që i ka rënë niveli e cilësia e lojës dhe ka lojtarë që nuk kanë komunikim të plotë në fushë mes tyre.
Ku mendon se mund të jenë pikat e dobëta të Dinamos, dhe si do kërkojë Tirana suksesin?
Tiranën e shoh të dobët Tiranën në komponentët e lojës, sepse lojtarët nuk e njohin mirë ekipin. Ndërsa Dinamo, momentalisht mund ta ketë mëndjen pak prapa te ndeshjet në Europë, dhe mund të jetë pak e shpërqëndruar.
Çfarë kërkoni më shumë nga Tirana në këtë përballje “Derbi” të 152-të, nisur nga renditja aktuale e saj?
Unë kërkoj që Tirana, të paktën të mos e humbasë këtë derbi. Sepse po doli pa pikë nga ky derbi, do shkojë i mundur te Partizani, e do jetë një goditje. Duhet të jetë e kujdesshme dhe mos të dalë pa pikë. Nëse fiton, do ishte një mrrekulli!
Kjo ndeshje luhet në javën e 5-të të Superiores, si e parashikon rezultatin: 1-X-2?
Më tepër jam tek X-i (barazim), për arsyet sa u shpreha më sipër. Këtë do ta shpresoja shumë, se për fitoren shanset nuk i ka, por do jetë mirë. Fitorja do t’i shërbejë Tiranës për të menduar përballjen në “derbin” e radhës me Partizanin.

KF TIRANA
Themelimi – 15 gusht 1920
Emri zyrtar – KF Tirana
Në Superiore – 84 Herë
Në të Parën – 3 Herë
Tituj Kampion – 26 Herë
Stadiumi “Selman Stërmasi”
President – Refik Halili
Trajner – Roberto Bordin
Kapiten – Mahamado Dembele
Tifozët: “Tirona Fanatics”
ABISSNET SUPERIORE
SEZONI 2025-2026
Ndeshjet-Java e pestë
E shtunë, 27 shtator 2025
Bylis-Partizani 16:00
Tirana-Dinamo City 16:00
E dielë, 28 shtator 2025
Vllaznia-Vora 19:00
Flamurtari-Egatia 19:00
AF Elbasani-Teuta 19:00
RENDITJA
Skuadrat Nd P
1.AF Elbasani 4 10
2.Vllaznia 4 7
3.Vora 4 7
4.Egnatia 4 7
5.Teuta 4 6
6.Dinamo City 4 4
7.Partizani 4 4
8.Bylis 4 3
9.Flamurtari 4 2
10.Tirana 4 2
DINAMO CITY
Themelimi – 3 mars 1950
Emri zyrtar – FC Dinamo City
Në Superiore – 64 Herë
Në të Parën – 10 Herë
Tituj Kampion – 18 Herë
Stadiumi – “Selman Stërmasi”
President – Ardian Bardhi
Trajner – Ilir Daja
Kapiten – Bruno Dita
Tifozët: “Blue Boys”
DINAMO/ ARJAN PISHA
Fitorja duhet të mendohet si një detyrë shtëpie për Dinamon

Në karrierën tuaj, sa herë jeni përballur në “derbin” me Tiranën, si lojtar apo edhe në pozicione drejtuese?
Kanë qënë shumë ndeshje, të gjitha të bukura dhe interesante. Dinamo e Tirana kanë qënë rivale në të gjitha paraqitjet e tyre. Por kanë qënë ndeshje të forta dhe të bukura, kanë qënë sfida ku Dinamo ka treguar vlera përpos rezultateve.
Cilën nga këto përballje “derbi” si lojtar i Dinamos, e veçon për karakteristikat e saj dhe rezultatin?
Ka pasur ndeshje shumë të bukura me Tiranën, por të veçanta kanë qënë ato kur dolëm kampionë në sezonin 2001-2002. Atëhere kanë qënë më të bukurat, me stadiumin të mbushur plot dhe të drejtuar nga spanjolli Fermnandez, me trajner Faruk Sejdinin.
Nëse do riktheheshe edhe një herë në kohë, si do ta vlerësoje këtë përballje?
Nëse do të kthehesha në kohë, është pak ndryshe me këtë situatë sot. Atëhere ishim në vëndet e kreut me Tiranën, me emra që bënin diferencën dhe risnin shumë rivalitetin dhe interesin e tifozerisë, e cila sot nuk është atje ku duhet.
Sot jashtë fushës së Dinamos, si mendoni se duhet përgatitur kjo ndeshje?
Unë i kam ndjekur të gjitha ndeshjet e Dinamos në kampionat, dhe ekipi është shfaqur mirë. Por largimi i dy sulmuesve kryesorë ka bërë që në dy ndeshje të mos tregojë atë formë. Do fitojë saktësia para portës, dhe kush do gabojë më pak në mbrojtje.
Ku mendon se mund të jenë pikat e dobëta të Tiranës, dhe si do kërkojë Dinamo suksesin?
Tirana mendoj se ka shumë pika të dobëta, sepse duket e pa harmonizuar si duhet, sepse ka ndërruar trajnerin në dy javët e para. Ka një rënie psikologjike, por ndeshjet “derbi” janë të paparashikueshëm dhe do jetë një sfidë e hapur.
Çfarë kërkoni më shumë nga Dinamo në këtë përballje “Derbi” të 152-të, nisur nga renditja e saj?
Nga Dinamo kërkoj të tregojë se është pretendente për kampione, ta fitojë ndeshjen që të tregojë një siguri në vazhdimësi për titullin kampion. Unë e mendoj se fitorja duhet të mendohet si një detyrë shtëpie për Dinamon.
Kjo ndeshje luhet në javën e 5-të të Superiores, si e parashikon rezultatin: 1-X-2?
Nuk i kam shumë pasion bastet, sespe nuk jam i saktë në të tilla parashikime. Unë si lojtar kam luajtur edhe me Tiranën, por edhe me Dinamon, ndaj që nuk e kam një parashikim të saktë. Anoj nga fitorja e Dinamos, sepse sot jam tifoz me të.





















