Agron Kaja: Nga stoli te goli, busulla e kreut shikon nga Korça

KATEGORIA E PARË/ Nisi dje java e 5-të me rekord kartonësh dhe rezultate të në pritshmëri

Ndeshjet e javës së 5-të të Kategorisë së Parë nisën dje me një ndryshim në bankinën e Lushnjes. Erjon Xhafa ishte trajneri i parë që largohej në këtë nisje të kampionatit nga skuadra verdhjeshil, dhe Ledion Ruço ishte zyrtarisht në protokollin e ndeshjes, i cili në këtë sfidë e zëvendësoi në bankinë, me një rezultat të barabartë 1-1. Madje prag starti i kësaj jave, thuajse vëmëndjen e kishte shpërngulur në Lushnje, edhe për lajmin tjetër se sulmuesi i Kombëtares sonë, Rei Manaj, kishte shprehur dëshirën që të blinte aksionet e Klubit të futbollit lushnjar. Gjithsesi, kryefjala e kësaj jave i përkiste sfidës për kreun e renditjes, sepse në Korçë u ndeshën Skënderbeu me Laçin, të cilët si ish të Superiores kërkuan ti rrëmbënin njeri-tjetrit kryesimin e javës së 5-të. Ja si u zhvilluan të dyja sfidat:

Skënderbeu-Laçi  1-0 

Sigal

Rreshjet e shiut me fat për Skënderbeun, ndalet Laçi

Ndeshja në Korçë nisi dhe u mbyll nën rreshjet e shiut, por edhe të ftohtit të pazakontë që e shoqëroi këtë takim. Luanin dy skuadrat që kryesojnë, por që njëra u shkëput. Skënderbeu-Laçi 1-0, ky ishte rezultati final i 90 minutave, duke shtuar këtu se veç golit kishte edhe kartonë të verdhë e të kuq, të cilët sikur u kthyen në favorin e korçarëve. Vetëm 4 minuta i duheshin Gjinit që ta devijonte pasimin e Vangjelit të rrjetën e portës së Laçit, i cili shkoi në këtë ndeshje nga stoli te goli. Një ndeshje mes të barabartëve që vetëm një gol tregoi diferencën mes tyre. Dhe me këtë fitore, Skënderbeu nisi shkëpuyjen nga ndjekësi direkt në kreun e renditjes duke e rritur në 4 diferencën e pikëve. Në javën e 6-të, Skënderbeu udhëton në Kukës, ndërsa Laçi pret Apoloninë.

Besa-Lushnja 1-1

Beteja e krizës në vendnumro me barazime rekord

Ndeshja Besa-Lushnja 1-1 u luajt në stadiumin e Luzit të Vogël, por edhe me një pjesëmarrje të mirë të dy tifozerive. Në këtë përballje, Besa hyri me renditjen e dobët pranë krizës, ndërsa Lushnja për të shënuar “rekordin” me 5 barazime në 5 javë, të cilin edhe e thyeu. Ndodhi kështu, sepse barazimi 1-1 nuk e nxorri nga kriza Besën, e cila kishte grumbulluar 2 pikë në katër ndeshje dhe ndodhej në vëndet e fundit të renditjes. Ndërsa Lushnja vinte në këtë sfidë me një pozicion komod në mesin e renditjes dhe lirshmëria në lojë bëri që barazimin ta “fuste në xhep” që në pjesën e parë. “Këtë detyrë e mora përsipër jo me shumë dëshirë, pasi kampionati kishte filluar e merkato kishte mbaruar. Nuk e njihja skuadrën, por përsëri sulmuesi kryesor nuk shënon. Pastaj pësojmë gola në mënyrë amatoreske! Problemi psikologjik është”, kështu u shpreh trajneri Shpëtim Duro pas ndeshjes.

Sot, Korabi kërkon revanshin e sezonit të kaluar

Korabi dhe Apolonia takohen mes tyre pas gjashtë muajve, ku në takimin e fundit më 30 mars, Apolonia fitoi thellë 3-0, ndërsa në fazën e parë fierakët e kishin fituar takimin 4-2. Ndaj kjo është sfida provë për revansh nga dibranët me 3 pikë,të cilët presin daljen nga fundi i renditjes, ndërsa fierakët me 7 pikë për ngjitjen në kreun e renditjes. Në Kategorinë e Parë, Korabi është ndeshur 10 herë me Apoloninë, me bilancin 1 fitore, 5 barazime e 4 humbje.

Ndeshjet-Java e pestë

E premte, 26 shtator 2025

Besa-Lushnja                  1-1

Skënderbeu-Laçi            1-0

E shtunë, 27 shtator 2025

AF Luftëtari-Iliria           16:00

Kastrioti-Burreli             16:00

Kukësi-Pogradeci           16:00

Korabi-Apolonia            17:00

RENDITJA

Skuadrat             Nd     P

1.Skënderbeu        5        13

2.Laçi                   5        9

3.Apolonia            4        7

4.Burreli               4        7

5.Pogradeci           4        5

6.Lushnja             5        5

7.AF Luftëtari       4        4

8.Kukësi               4        4

9.Iliria                  4        4

10.Besa                5        3

11.Korabi             4        3

12.Kastrioti           4        2

Gjoba prej tifozëve, Displina kreh Superioren dhe të Parën

Komisioni i Disiplinës në FSHF, nuk është kursyer në shpërndarjen e gjobave për klubet e Superiores dhe Kategorisë së Parë, për shkak të sjelljes së tifozëve të ekipeve në stadiume. Dhe janë dënuar klubet e Elbasanit, Teutës, Vllaznisë, Pogradecit dhe Tiranës, me këtë të fundit që duhet të paguajë edhe dëmet që mbështetësit e saj kanë bërë në stadiumin e rrogozhinasve. Me këto dënime, FSHF po fiton miliona nga tifozët. Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve në Komisionin e Apelit.