Flet Fabio Capello: Juventus tregoi shenja lodhje që në ndeshjen ndaj Milanit!

epa08215560 Italian former head coach and former player Fabio Capello attends the 4th Bilbao International Football Summit (BIFS'20) held in Bilbao, Basque Country, Spain, 13 February 2020. EPA/Luis Tejido

Ish-trajneri i njohur Fabio Capello, tashmë në rolin e analistit sportiv ka komentuar fitoren e Napolit në Kupën e Italisë. Strategu italian është shprehur se ekipi torinez kishte shfaqur shenja lodhje që në gjysmëfinale.

“Finalen e Kupës e ndoqa me vëmendje. Juventus që në ndeshjen ndaj Milanit ishte shumë e lodhur në pjesën e dytë, ndaj Napolit ishte një konfirmim.

Sigal

Të ankohesh që Juventusi kishte pak zëvendësime në dispozicion … Më shumë rëndësi ka cilësia dhe jo sasia. Ronaldo duhet të gjuante penaltinë i pari? Unë më të mirin do ta vendosja të katërtin.

Sarri edhe vitin e ardhshëm? Mendoj se po, është një trajner i përgatitur, Juventus është një makineri jo shumë e thjeshtë për t’u drejtuar”, u shpreh Capello.