Ish-Fusha e Aviacionit transformohet në park, kënde lojërash dhe hapësira çlodhëse

402
Sigal

Fusha e Aviacionit është destinacioni më i ri dhe më i bukur për fëmijët e Njësisë 7 në Tiranë. Pas çlirimit nga zaptimet pa leje, Bashkia e Tiranës e ka transformuar të gjithë zonën, duke e kthyer në një park me 4 ishuj çlodhjeje dhe argëtimi për komunitetin, si dhe lodra për fëmijët.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se çdo muaj, në 5 vite, është ndërtuar një kënd i ri lodrash.

“Ky park u çlirua në kohën e Edi Ramës. Askush nuk e mendonte se një fushë e braktisur aviacioni mund të kthehej në një park linear. Shoh se shumë nga pemët që u mbollën në kohë të Edit, sot bëjnë hije për banorët këtu. Në çdo muaj kemi ndërtuar nga një kënd të ri lodrash dhe më vjen mirë që kemi ruajtur këtë ritëm”, tha ai.

Veliaj shtoi se sot qyteti u është rikthyer projekteve të transformimit të Tiranës.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri