Flet Del Piero: Drejtuesit gabuan që larguan Mandzukic nga Juventusi!

283
Sigal

Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero, ka folur në lidhje me largimin e Mario Mandzukicit nga skuadra kampione e Italisë. Ai mendon se kroati nuk duhet të ishte lënë që të largohej nga drejtuesit e ekipit torinez.

“Unë do ta mbaja në ekip për atë çfarë bënte dhe për mënyrën si luante. Juventusi nuk ka një lojtar të tillë sot”, u shpreh De Piero.

Sulmuesi njihej si “Gladiatori” në Torino sepse vraponte pafund dhe jepte gjithmonë maksimumin nga vetja. Shtatlarti u largua pas përplasjeve të shumta me drejtuesit dhe nuk luajti prej gati 6 muajsh në Torino.