Pika 96/98 e Komisonit të Venecias, konfirmoi përfundimisht se veprimet e Presidentit ishin në përputhje me Kushtetutën

278
Sigal

Komisioni i Venecias në pikat 96 dhe 98 të Opinionit Final konfirmoi përfundimisht se veprimet e Presidentit, jo vetëm që ishin tërësisht në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin, por ato kanë ruajtur kushtetushmërinë e gjithë procesit të emërimit.

Në këto paragrafë, Komisioni i Venecias, konfirmoi të drejtë emërimin nga Presidenti të gjyqtares së dytë dhe refuzimin e pranimit të betimit të një kandidate të vetë-zgjedhur pas deklarimit përpara një noteri.

📌 Ja çfarë thotë Komisioni i Venecias në pikat 96 dhe 98 të Raportit:

96. “… Për më tepër, nëse Presidenti do kishte zgjedhur dy kandidatë, Kuvendi do të dispononte një listë me më pak se tre kandidatët, që është dhe numri minimal që parashikon Kushtetuta…”
“…Përfundimisht, kandidati i zgjedhur nga Presidenti ishte renditur ndër tre të parët nga lista e KED, pas zgjedhjes së Kuvendit të kandidatit të tretë të listës…”

98. “…Prandaj duket e arsyeshme që Presidenti refuzoi të pranonte betimin e gjyqtares që pretendon se u emërua automatikisht…”

Komisioni i Venecias në pikat 96 dhe 98 të Opinionit Final konfirmoi përfundimisht se veprimet e Presidentit, jo vetëm…

Gepostet von Ilir Meta am Montag, 22. Juni 2020