Vlonjatët mposhtën 1-0 Kukësin. Arbër Abilaliaj shënon golin që vlen 230 milionë lekë
Falë një goli të realizuar nga Arbër Abilaliaj, Flamurtari mposhti 1-0 Kukësin, duke fituar edicionin e 62-të të Kupës së Shqipërisë dhe një biletë për në Ligën e Europës Vlonjatët e fitojnë trofeun për herë të katërt në 12 finale të diskutuara prej tyre. Flamurtari e fiton trofeun pas pesë vjetësh, kur për herë të fundit kishin triumfuar 2-1 ndaj Tiranës në vitin 2009. Më parë e kishin fituar në vitet 1985 dhe 1988. Me fitoren e Kupës nga ana e Flamurtarit, Teuta e vendit të katërt nuk do të marrë pjesë në Ligën e Europës. Trofeun Presidentit të Flamurtarit, Shpëtim Gjika, ia dorëzoi Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, në një spektakël të vërtetë.
NDESHJA
Në një atmosferë shumë të nxehtë në “Qemal Stafa”, në prani të një numri të shumte tifozësh të të dyja skuadrave, me një mbipopullim të tribunës “VIP”, ku bën pjesë edhe trajneri i Kombëtares, Xhani De Biazi, nisi edhe finalja e 62-të e Kupës së Shqipërisë. Himni Kombëtar ia la vendin “arenës” së blertë. Edhe pse kuqezinjtë e Ernest Gjokës nuk konsideroheshin favoritë ndaj nënkampionëve të Shqipërisë, ata arritën t’u imponoheshin me personalitet dhe lojë ndaj kuksianëve, boll të kujtojmë se përveç golit, Shehaj goditi edhe shtyllën pingule, ndaj një Kukësi që pati pak raste të pastra për gol. Sulmuesi Arbër Alialiaj shënoi golin e fitores në minutën e 44-t, gol që solli trofeun por dhe më shumë se 230 milionë lekë në arkën e klubit, pa llogaritur këtu edhe shumën e majme që do të paguajnë donatorët turq.
Një krosim nga e majta e gjen në befasi mbrojtjen kuksiane. Abilaliaj godet i lirë te pika e penalltisë, por grushton Halilaj, topi kthehet serish te sulmuesi kuqezi, që tund rrjetën e verilindoreve dhe ngre në delir tifozët e ardhur nga qyteti bregdetar.
TROFEU
Ecuria e suksesshme e Flamurtarit nisi më 23 tetor të vitit të ndaj Gramshit, ku fitoi 3-0 dhe 2-0. Në 1/8-at e finaleve eliminoi Tomorin me rezultatin e përgjithshëm 6-2. Në çerekfinale eliminoi Vllaznia. Pas barazimit në Shkodër, vlonjatët firuan 1-0 në Vlorë. Në gjysmëfinale ndodh surpriza, ku pas barazimit në Vlorë me Skënderbeun, djemtë e Gjokës fitojnë 2-0 në Korçë dhe arrijnë pas pesë sezonesh në finalen e Kupës së Shqipërisë. Në finale, Flamurtari fitoi 1-0 me Kukësin me golin e Arbër Abilaliajt. Vlonjatët kanë fituar katër nga 12 finalet e luajtura: 1984-1985, 1987-1988, 2008-2009 dhe 2013-2014. Flamurtari e çoi në 4 numrin e trofeve të fituar në këtë kompeticion, arritje, e cila do të vlente edhe për pjesëmarrjen në Ligën e Europës. Gjithsesi, Kukësi e kishte siguruar pjesëmarrjen në Europë nëpërmjet kampionatit, por dështimi në Kupën e Shqipërisë i mohoi atij në arritje historike.
FINALJA E KUPËS SË SHQIPËRISË
FLAMURTARI-KUKESI 1-0
Golat: Abilaliaj 44′
E diel, 18 maj 2014. Stadiumi Kombëtar “Qemal Stafa”
FLAMURTARI: Xhelili, Sakaj, Kuqi, Veliu, Licaj, Arbri (A.Shehaj 65′), Telushi, Lena, G.Lika, Zeqiri, Abilaliaj. Trajner: E.Gjoka
KUKESI: Halili, Smajli (Shameti 76′), Brahja, Malota, Hallaçi, Progni, Allmuça (Musolli 80′), Hoxha, Izucuku (Hysa 66′), Cikalleshi, Boja. Trajner: S.Starova
Gjyqtarë: E.Jorgji, E.Doda, E.Barushi
Kartonë të verdhë: Lena 37′, Sakaj 68′, Shehaj 90′ / Smajli 71′, Hysa 72′, Boja 80′, 90+1′
Karton i kuq: Boja 90+1′
“FILMI” I NDESHJES
14′- Kukësi pranë golit. Hoxha nga e majta e sulmit të vet kroson në gjysmëlartësi në zonën e vogël vlonjate, ku Sakaj ia heq në momentin e duhur topin nga këmbët Izucukut, i vetëm me portierin Xhelili.
35′- Lena infiltron bukur një pasim për Zeqirin, të cilit i ndërhyn Brahja i Kukësit në momentin vendimtar, duke evituar një rrezik serioz në portën e Halilajt. Goditje nga këndi për kuqezinjtë, por pa rrezik.
42′- Smalji i Kukësit ka në këmbët e tij rastin ideal për t’i kaluar të tijtë në epërsi. Topi e gjen lezhjanin të vetëm me portierin Xhelilaj, por ai bën më të vështirën, e devijon topin mbi tra.
44′- Flamurtari kalon në epërsi. Një krosim nga e majta e gjen në befasi mbrojtjen kuksiane. Abilaliaj godet i lirë te pika e penalltisë, por grushton Halilaj, topi kthehet serish te sulmuesi kuqezi, që tund rrjetën e verilindoreve dhe ngre në delir tifozët e ardhur nga qyteti bregdetar.
53′- Cikalleshi godet bukur me kokë, topi kalon ngjitur me shtyllën pingule të portës së Xhelilit. Kukësi i afrohet ndjeshëm golit te barazimit.
76′- Shehaj zhytet dhe godet bukur me kokë, por shtylla e portës se Halilajt i thotë “jo” golit te dytë të Flamurtarit.
81′- Goditje dënimi për Kukësin. Ekzekuton Progni, por Xhelili ngrihet mbi të gjithë, duke zotëruar topin në ajër.
87′- Hoxha ka rast ideal për të barazuar rezultatin. Topi i Musollit e gjen te lire numrin 20 te Kukësit, që shpërdoron. 90+3′- Mbyllet me fitoren 1-0 finalja e Kupës së Shqipërisë. Flamurtari e fiton për herë të katërt në histori këtë trofe, në finalen e 12-te të zhvilluar deri me tani. Kuqezinjtë në Kupat e Europës, ndërsa shuhen shpresat e durrsakëve në këtë drejtim.
10 fituesit e Kupës
Vëtëm 10 skuadra kanë regjistruar emrin e tyre në “Librin e Artë” të Kupës së Shqipërisë: Tirana (15 trofe), Partizani (15), Dinamo (13), Vllaznia (6), Flamurtari (4), Teutë (3), Elbasani (2), Apolonia (1), Besën (1) dhe Laçi (1).
5 milionë lekë
Flamurtari, si fitues i Kupës së Shqipërisë, do të përfitojë 5 milionë lekë nga FSHF-ja
13 mijë euro
Vlonjatët do të marrin pjesë në Ligën e Europës, ku do ta marrin 130 mijë euro nga UEFA
Verdiktet në Europë
Liga e Kampioneve
Skënderbeu
Liga e Europës
Flamurtari, Kukësi, Laçi
Katër finalet e fituara
1985 FLAMURTARI-Partizani 2-1
1988 FLAMURTARI-Partizani 1-0
2009 FLAMURTARI-Tirana 2-1
2014 FLAMURTARI-Kukësi 1-0
Edi Rama: “Urime nga zemra Vlorës”
Korit të urimeve për Flarmurtatit, për fitimin e trofeut të Kupës së Shqipërisë iu shtua edhe “zëri” i Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama: “Flamurtari në kupat e Europës si fitimtar i Kupës së Republikës urime nga zemra Vlorës (urime dhe Erion Braçe për 102 pikët e Juves:-)”, shkruhej në mesazhin e zotit Edi Rama, të publikuar në rrjetin sociale “Facebook”. Kryeministri Rama është deputet i Qarkut të Vlorës, dhe urimi i tij merr një vlerë të dyfishtë.
LIBRI I ARTË
I KUPËS
1939 TIRANA
1948 PARTIZANI
1949 PARTIZANI
1950 DINAMO
1951 DINAMO
1952 DINAMO
1953 DINAMO
1954 DINAMO
1957 PARTIZANI
1958 PARTIZANI
1960 DINAMO
1961 PARTIZANI
1963 TIRANA
1964 PARTIZANI
1965 VLLAZNIA
1966 PARTIZANI
1968 PARTIZANI
1970 PARTIZANI
1971 DINAMO
1972 VLLAZNIA
1973 PARTIZANI
1974 DINAMO
1975 LABINOTI
1976 TIRANA
1977 TIRANA
1978 DINAMO
1979 VLLAZNIA
1980 PARTIZANI
1981 VLLAZNIA
1982 DINAMO
1983 TIRANA
1984 TIRANA
1985 FLAMURTARI
1986 TIRANA
1987 VLLAZNIA
1988 FLAMURTARI
1989 DINAMO
1990 DINAMO
1991 PARTIZANI
1992 ELBASANI
1993 PARTIZANI
1994 TIRANA
1995 TEUTA
1996 TIRANA
1997 PARTIZANI
1998 APOLONIA
1999 TIRANA
2000 TEUTA
2001 TIRANA
2002 TIRANA
2003 DINAMO
2004 PARTIZANI
2005 TEUTA
2006 TIRANA
2007 BESA
2008 VLLAZNIA
2009 FLAMURTARI
2010 BESA
2011 TIRANA
2012 TIRANA
2013 LAÇI
2014 FLAMURTARI