FLAMURTARI-AF ELBASANI/ Elbasani shkon për tri pikët, në Vlorë prenotojnë fitoren

34

Kryesfida e javës së 8-të fillon në “Telegraf” me teknikët Çela e Dede

Sigal

Agron Kaja

Agron Kaja

 

“Në këtë përballje, skuadrat shkojnë me një renditje të përafërt: AF Elbasani në vendin e 2-të me 16 pikë, ndërsa Flamurtari ndodhet në vendin e 4-t, por me 12 pikë”

Java e 8-të e Kategorisë së Parë do të nisë të shtunën, me kryendeshjen Flamurtari-AF Elbasani. Janë dy skuadra të mëdha të futbollit shqiptar të cilat kanë fituar edhe tituj kampionë në elitën e futbollit tonë, por njëherësh janë edhe dy skuadra nga më të mirat e këtij sezoni në këtë kategori. Në këtë përballje, skuadrat shkojnë me një renditje të përafërt: AF Elbasani në vendin e 2-të me 16 pikë, ndërsa Flamurtari ndodhet në vendin e 4-t, por me 12 pikë. Në bilancin historik mes tyre në të gjitha kategoritë, Flamurtari dominon në statistika, pasi në 90 ndeshje, vlonjatët kanë fituar 49, elbasanllinjtë kanë fituar 26 sfida dhe 15 janë barazuar mes tyre.

Gjithsesi, si pritës në këtë ndeshje, trajneri Emiliano Çela i Flamurtarit deklaroi dje për gazetën “Telegraf” se, pavarësisht nga emri i kundërshtarit, skuadra e drejtuar prej tij i vlerëson njësoj të gjitha përballjet, me synimin e vetëm fitoren në secilën prej tyre. Po kështu do të hyjnë në fushë edhe me AF Elbasanin ditën e shtunë në stadiumin “Flamurtari” të Vlorës. “Flamurtari ka formuar një skuadër me elementë të rinj, ndaj edhe në ndeshjet e para grupi tregoi se nuk ishte i harmonizuar mirë. Por në pesë javët e fundit, ekipi është paraqitur mirë në lojë e në rezultate, duke dominuar të gjithë kundërshtarët. Kështu është përgatitur edhe sfida kundër AF Elbasanit që do ta luajmë ditën e shtunë, në të cilën ne do luajmë vetëm- vetëm fitore”, kjo ishte deklarata e Emiliano Çelës së Flamurtarit, ndërkohë që edhe homologu i tij, Nevil Dede i AF Elbasanit, thekson për gazetën “Telegraf” se shkojnë në Vlorë me synimin tri pikët. “AF Elbasani është ndërtuar për të shkuar më lart, e për të qënë një ekip fitues. Dhe ndeshje për ndeshje nuk ndryshon objektiv me prioritet fitoren. Faza dy javore pa ndeshje na shërbeu për disa rekuperime të lojtarëve të dëmtuar. Qëllimi ynë është që skuadra të forcohet më shumë, që në arritjen e objektivave të jemi më të konsoliduar. Diferencat kur luan jashtë fushës tregojnë pjekuri, edhe pse në këtë kategori transfertat janë të vështira për shumë arsye. Nga ana jonë, transferta me Flamurtarin është vlerësuar si një ndeshje e përgatitur për tre pikë. Ne kemi një parim, që të respektojmë veten, të vlerësojmë edhe kundërshtarët. Kështu do luajmë ndaj Flamurtarit”, ishte kjo deklarata e Nevil Dedes të AF Elbasanit, lidhur me përballjen e javës së 8-të Flamurtari-AF Elbasani. Kjo ndeshje luhet ditën e shtunë, 21 tetor 2023, ora 14:00  në stadiumin “Flamurtari” në Vlorë.

5 tituj

Kanë dalë kampionë në Kategorinë e Parë: 1 herë Flamurtari dhe 4 herë Elbasani.

8-0

Ky është rezultati më i thellë që Flamurtari ka fituar me Elbasanin, më 05.03.2011

KATEGORIA E PARË

NDESHJET, JAVA 8 

E shtunë, 21 tetor 2023

Flamurtari-AF Elbasani       14:00

Të dielën, 22 tetor 2023

Tomori-Besa                14:00

Korabi-Burreli             14:00

Luzi2008-Apolonia     14:00

Kastrioti-Vora              14:00

Bylis-Lushnja              14:00

RENDITJA

Skuadrat            Nd    Pikë

1.Bylis                 7       19

2.AF Elbasani    7       16

3.Apolonia          7       14

4.Vora                 7       12

5.Flamurtari                 7       12

6.Kastrioti           7       9

7.Tomori             7       9

8.Korabi              7       8

9.Lushnja            7       7

10.Burreli           7       4

11.Besa               7       4

12.Luzi 2008      7       2