Fitorja e Laçit lë pasoja, skuadra rumune shkarkon trajnerin grek

250
Sigal

Laçi arriti të merrte një fitore 1-0 në duelin e parë ndaj Universitatea Craiova, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit. Ky rezultat nuk i ka shkuar aspak përshtat ekipit rumun, që ka vendosur për të shkarkuar trajnerin grek Marinos Ouzounidis.

Drejtuesit e klubit nuk e kanë përtypur disfatën ndaj kurbinasve duke marrë një vendim ekstrem për të ardhmen e trajnerit grek. Lajmin e bëri të ditur vetë klubi me anë të një komunikate zyrtare. Në këtë mënyrë nga klubi largohet dhe Bledar Kola i cili është pjesë e pandashme e teknikut Ouzounidis.

Kurbinasit në këtë mënyrë do të kenë një avantazh më shumë në duelin e kthimit, për të shfrytëzuar krizën që po kalon skuadra rumune, që i duhet të gjejë një trajner.