Fitore spektakolare e Arsenalit ndaj Liverpulit, “Topçinjtë” rikthehen në vendin e parë

112
Sigal

Arsenali arriti një fitore spektakolare në shtëpi, duke mundur me rezultatin 3-2 Liverpulin, në një sfidë që ishte e ndezur që nga fillimi e deri në fund.

Ndeshja u zhbllokua që në minutën e parë, me anë të një goli të shënuar nga Martineli. Më pas Nunjez (34′) barazoi përkohësisht shifrat. Në fundin e pjesës së parë, ishte Bukajo Saka (45+5′), i cili kaloi sërish në avantazh “Topçinjtë”.

Në pjesën e dytë, Firminjo (53′) vendosi sërish baraspeshën, ndërsa disa minuta më vonë, ishte sërish Bukajo Saka (76′), i cili kësaj radhe me anë të një 11-metërshi, vendosi rezultatin final në 3-2.

Kështu skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta rimerr vendin e parë me , ndërsa nga ana tjetër, Klop vazhdon të kalojë një formë katastrofike me skuadrën e tij, duke qëndruar në vendin e 10-të.

Fitore spektakolare e Arsenalit ndaj Liverpulit,