Fiton me Arsenalin, Liverpuli kualifikohet në finalen e Kupës së Ligës

181
Sigal

Liverpuli do të diskutojë përballë Çelsit finalen e Kupës së Ligës së Angli, pasi ka prerë sot biletën për finalen e turneut duke eliminuar Arsenalin.

Pas ndeshjes së parë të përfunduar pa gola, sot takimin e ka vendosur Zhota me dy gola për të kuqtë.

Portugezi shënoi në minutën e 19 të sfidës me një aksion individual ku kaloi këdo që i dilte para dhe më pas çoi sferën në rrjetë me një gjuajtje befasuese për portierin kundërshtar.

Ndërkohë, në pjesën e dytë ai shmangu një pozicion jashtë loje, për të goditur përsëri duke kaluar topin mbi portierin dhe vulosur fitoren 2-0 që i siguroi ekipit të tij praninë në finale.