Finalja e Europa League, Mourinho: Tregojmë sa vlejmë, Sevilla favorite? Nesër nuk luan historia

102
Sigal

Roma ka shkuar për herë të dytë radhazi në finalen e një kompeticioni europian.

Në sezonin e kaluar, ekipi kryeqytetas luajti në aktin final të Conference League, ndërsa këtë herë ka mbërritur në finalen e Europa League.

Në prag të ndeshjes që do luhet në Budapest ndaj Sevillias të mërkurën, ka folur trajneri i Romës, Jose Mourinho.

“E meritojmë këtë finale, meritojmë këtë rrugëtim pas 14 ndeshjeve të luajtura. Sevilla favorite? Ata janë mësuar me finale në kompeticionet europiane, u është kthyer në një zakon, ndërsa për ne është diçka historike. Nuk mendoj që luan historia. Lojtarët sa më të përgatitur janë aq më pak e ndiejnë presionin, nesër duam të tregojmë sa vlejmë.

E ardhmja- “Aktualisht nuk kam asnjë kontakt me klube të tjera. Kam folur me kapitenët e mi dhe ata e dinë se çfarë mendoj”.

Dybala- “20-30 minuta mund të luaj” – Tha ai.