Finalja e Botërorit, formacionet zyrtare të Francës dhe Argjentinës

100
Sigal

Përfaqësuesja e Argjentinës dhe ajo e Francës kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për finalen e madhe të Kupës së Botës “Katar 2022”.

Albiceleste dhe Les Bleus kanë arritur më shumë meritë në finalen e madhe, pasi kanë bindur thuajse në çdo ndeshje, ndërsa sot synojnë trofeun e më të mirit të botë në ndeshjen që pritet të zhvillohet në Lusail Iconic Stadium nga ora 16:00.

Ekipi i Lionel Scalonit vjen nga një fitore e madhe në gjysmëfinale ndaj Kroacisë dhe synon ta tregoj formën e njëjtë edhe ndaj Francës dhe të fitojë trofeun e parë që nga viti 1986, kur kombëtarja e tyre u udhëhoq nga Diego Maradona.

Në anën tjetër, ekipi i Didier Deschamps mposhti në gjysmëfinale Marokun në një ndeshje që nuk ishin edhe aq bindës, por edhe këta sot synojnë trofeun e Kupës së Botës për herë të dytë radhazi, pasi janë fitues aktual të kësaj gare.

Si Scaloni, ashtu edhe Deschamps nuk kanë bërë ndryshime të mëdha dhe luajnë me formacionet më të mira të mundshme.

Argjentina udhëhiqet nga emra si Lionel Messi, Rodrigo De Paul dhe Nicolas Otamendi, ndërsa Franca nga Kylian Mbappe, Antoine Griezmann dhe Hugo Lloris.

ArgjentinaMartinez; Molina, Romero, Otamendi, Acuna; De Paul, Enzo Fernandez, Mac Allister; Di Maria, Messi, Julian Alvarez

FrancaLloris; Kounde, Varane, Upamecano, T. Hernandez; Tchouameni, Rabiot, Griezmann; Dembele, Giroud, Mbappe;