Figura e Emiliano Sala përkujtohet nga ish-klubi i tij, i ndërtohet memorial

390
Sigal

Emiliano Sala duhet të kishte mbushur ditën e djeshme 29 vjeç por fatkeqësisht ai ndërroi jetë në ditën kur do të hidhte një hap në karrierën e tij. Sulmuesi argjentinas po fluturonte në drejtim të Kardifit me një avion privat por një aksident bëri që ky fluturim të mos përfundonte kurrë duke ndërruar jetë tragjikisht.

Ndërkohë, në Argjentinë e ka përkujtuar klubi San Martin de Progreso që i ka ndërtuar një memorial në zyrat e klubit. San Martin është një klub i vogël tek i cili sulmuesi Sala nisi aventurën e tij si futbollist duke hedhur hapat e parë dhe natyrisht që për sukseset e tij në arenën ndërkombëtare, në Argjentinë krenoheshin.

Fotoja e tij duke festuar një gol me fanellën e Nantës, është pikturuar në mur, teksa homazhe kanë kryer edhe familjarët e tij. Motra e Salës, Romina i premtoi Emilianos se do ta çonte deri në fund hetimin për zbardhjen e ngjarjes.