Febron Ziu: Përforcimet sollën ndryshim, ngjitemi në renditje

33

KATEGORIA E PARË/ Tomori “kampion” në merkato, tekniku Febron Ziu i quan të rëndësishme

Sigal

 

Agron Kaja

Agron Kaja

 

“Në këtë periudhë nuk mund të gjesh lojtarë cilësorë. Ndaj kemi afruar pak lojtarë të huaj dhe i kemi bërë një rinovim të skuadrës ku në tre ndeshjet e këtij viti na ka dhënë rezultat”

/Telegraf.al/ Në muajin janar dhe në ditët e para të shkurtit 2024, janë luajtur tri ndeshje në kampionatin e Kategorisë së Parë 2023-2024: java e 17-të, ajo e 18-të dhe e 19-ta. Tomori barazoi 2-2 në Lushnje, fitoi 2-1 në Berat ndaj Apolonisë dhe humbi 0-2 në transfertë me Besën. Me 4 pikë të grumbulluara, skuadra beratase iu largua vendit të fundit të tabelës, por ende është në zonën e ftohtë që të zbret direkt në Kategorinë e Dytë. Referuar rezultateve të këtyre tri ndeshjeve, por edhe lëvizjeve që Tomori ka bërë gjatë merkatos së janarit 2024, ndoshta duket si një “zgjim” për mbijetesë, ndërkohë që në prag të sfidës me AF Elbasanin për javën e 20-të që do të luhet ditën e shtunë të 10 shkurtit, trajneri i skuadrës beratase Febron Ziu, për gazetën “Telegraf” tregoi se ndjehet i kënaqur me gjendjen aktuale të Tomorit. “Gjatë merkatos së janarit, kemi bërë më shumë një rinovim të skuadrës, dhe në tre ndeshjet e këtij viti na ka dhënë rezultat. Duke qënë se kjo është një periudhë merkatoje ku nuk mund të gjesh lojtarë cilësorë, pasi ata janë me pikatore dhe në vlera shumë të larta, kemi afruar shumë pak lojtarë të huaj. Natyrisht që donim edhe të tjerë, por vështirësia e largësisë nga e komplikoi këtë afrim gjatë muajit janar 2024”, kështu e nisi dje bisedën tekniku i Tomorit, Febron Ziu, i cili fokusohet edhe te ndeshja e rëndësishme e javës së 20-të, pasi pret në Berat AF Elbasanin, skuadër që kyeson renditjen e Kategorisë së Parë, së bashku me Bylisin. “Kjo javë (e 20-ta) na pozicionon përballë AF Elbasanit që kryeson në renditje. Është një nga pretendentët për ngjitjen në Superiore, por nga ana jonë nuk do ketë inferioritet. Ne do të bëjmë më të mirën tonë edhe ndaj Elbasanit, sepse në çdo ndeshje hyjmë për fitore dhe nuk shikojmë se ku renditemi apo skuadra që kemi përballë. Rëndësi ka që psikologjia e skuadrës tashmë është e tillë, dhe këtë unë e shoh si një tregues që do na japë suksesin, por këtu nuk do të anashkaloj edhe tifozerinë beratase, e cila mbetet një factor pozitiv në rrugëtimin tonë të këtij sezoni. Ne besojmë se do ngjitemi në renditje dhe sa më shpejt të dalim nga zona e ftohtë në vendet e fundit”, ishte kjo biseda me trajnerin e Tomorit, Febron Ziu, i cili e morri drejtimin e skuadrës beratase në javën e 9-të, pas dorëheqies së Klodian Arbrit. Në këtë periudhë në drejtimin e Ziut, Tomori ka arritur vetëm 1 fitore, 1 barazim dhe 9 humbje, duke grumbulluar 14 pikë e renditet në vendin e 11-të.

UEFA Liga e Kombeve

Liga B/ Grupi B1

Bilancet e Shqipërisë

Me Çekinë

Nd 8, F 3, B 1, H 4, G 11:14

Me Ukrainën

Nd 6, F 0, B 1, H 5, G 2:11

Me Moldavinë

Nd 15, F 2, B 4, H 9, G 13:23

 

Duka pas shortit: Grup i barabartë, të gjithë favoritë

 

Shorti i Ligës së Kombeve e pozicionoi Shqipërinë në Grupin B1 në Ligën B, ku Shqipëria do të ketë si kundërshtarë Çekinë, Ukrainën dhe Moldavinë. Duke ju referuar deklaratës së djeshme të Presidentit të FSHF-së, Armand Duka, dhënë ekskluzivisht për gazetën “Telegraf”, ky është një grup i barabartë. “Grupi është me nivele të barabarta skuadrash. Çekia është skuadra më e mirë, nuk e kisha dëshirë ta kishim. Nga ky grup, nuk është surprizë askush që të jetë i parë apo i katërti. Janë katër skuadra të mira, Liga e Kombeve është një kompeticion i rëndësishëm, por tashmë ne duhet të përqendrohemi te Europiani”. Por në këtë edicion, skuadrat e vendit të tretë nuk e kanë të sigurt mbijetesën në Ligë, pasi do të luajnë në play-out me ekipet e vendeve të dyta në ligën më poshtë.

 

Ndeshjet/ Kalendari

Datë 07.09.2024

Ukrainë-Shqipëri         20:45

Datë 10.09.2024

Shqipëri-Gjeorgji        20:45

Datë 11.10.2024

Çeki-Shqipëri     20:45

Datë 14.10.2024

Gjeorgji-Shqipëri        18:00

Datë 16.11.2024

Shqipëri-Çeki     20:45

Datë 19.11.2024

Shqipëri-Ukrainë         20:45

KATEGORIA E PARË

NDESHJET, JAVA 20

Të shtunën, 10 shkurt 2024

Bylis-Apolonia            13:30

Flamurtari-Burreli                 13:30

Korabi-Vora                          13:30

Tomori-AF Elbasani   13:30

Të dielën, 11 shkurt 2024

Kastrioti-Lushnja                  13:30

Të hënën, 12 shkurt 2024

Luzi 2008-Besa           13:30

RENDITJA

Skuadrat            Nd    Pikë

1.Bylis                 18     45

2.AF Elbasani        19     43

3.Vora                 19     36

4.Flamurtari        19     33

5.Apolonia          19     30

6.Korabi              19     26

7.Lushnja            19     22

8.Burreli              19     19

9.Besa                  19     16

10.Kastrioti         18     15

11.Tomori           19     14

12.Luzi 2008      19     12