Familjet futbollistike

1397
Sigal

Nga Ilir J.Hoxha

Historia 60 vjeçare e futbollit në Skrapar shënon disa raste të familjeve që kontributin në futbollin tonë e kanë patur si në cilësi ashtu edhe në numër të konsiderueshëm me pjestarë të familjeve.

Familja Hasko 

Në krye të kësaj liste është familja Hasko. Katër djemtë e kësaj familje Fatosi, Gëzimi, Dashnori kanë qenë pjesë ekipit të “5 Shtatorit” të të rinjëve por karrierra e tyre është në domionacë me ekipin e të rriturve. Edhe Sokoli ka qenë një lider i padiskutueshëm tek futbolli i të rinjëve. Fatosi ka luajtur mesfushor, Gëzimi sulmues, Dashnori mesfushor dhe Sokoli mbrojtës.

Familja Guri

Astriti, Fetahu, Arbeni dhe Lefteri

E pason këtë rekord familja Guri që me djemtë e talentuar Astritin, Fetahun, Arbenin dhe djalin e xhahxit të tyre Lefterin do të bëheshin pjesë e historisë së futbollit skraparas. Astriti dhe Fetahu mbrojtësa, madje për disa vjet kanë luajtur njëherazi në qëndrën e mbrojtjes së “5 Shtatorit”, Arbeni sulmues me të rinjtë dhe të rriturit dhe Lefteri portier dhe mbrojtës me të rinjtë dhe të rriturit.

Familja Bregu

Njaziu, Tomorri, Agimi

Njaziu, Tomorri së bashku me një eksperiencë të shkurtër të Agimit me të rinjtë I plotëson “kreditet” që të klasifikohet në këtë kategori familjeje.  Njaziu është aktivizuar si mbrojtës, edhe Agimi për periudhën e aktivizimit ka qenë mbrojtës I të rinjëve, ndërsa Tomorri do të ishte një nga qendërsulmuesat e kipit të “5 Shtatorit”

Familja Dingo

Kastrioti, Nexhmedini, Leonardi

Listën e plotësojnë “gjigandët” Dingo të cilët do ta nisnin këtë “aventurë” me Kastriotin tek të rinjtë për të vazhduar tek Nexhi dhe avokati Leonard Dindo që do të luanin edhe me të rinjtë edhe me të rriturit. Të tre vëllezërit janë aktivizuar vetëm si mbrojtësa.

Familja Hasko

Dinastia që bëri epokë në qytetin e futbollit modest

Dinastia futbollistike “Hasko” është nga ato familje që ka hedhur themelet dhe e ka ngritur “ngrehinën” e kësaj historie deri në ato rekordase. Familja Hasko(Malindi) dhe futbolli në Skrapar janë të lidhura aq sa është i lidhur edhe vete futbolli me Anglinë apo Brazil

 

Fatos, Gëzim, Dashnor, Sokol Hasko

Futbolli në Skrapar ka pothuaj se të njëjtën “moshë” me shumatoren e jetës futbollistike të vëllezërve Hasko(Malindi). Vetëm pak vite në fillimet e tij futbolli nuk ka patur në prezencë ndonjë nga pinjollët Hasko(Malindi). 4 vëllezër Fatosi, Gëzimi, Dashnori dhe Sokoli do të shkruanin jo vetëm historinë familjare të këtij sporti, por janë edhe një gurë i rëndë në themelet e futbollit të këtij qyteti. Në “sekretet” e tyre familjare egziston edhe një version ku edhe më i “epërmi” i tyre Agroni ka qenë pjesë e një tentative, për ta çuar në 5 rekordin e të luajturit, por një penallti e dështuar në një aktivitet vetëm do ta linte në tentativë këtë rekord. Ka qenë në “modë” që shofera dhe futbollistë bëheshin ata që “dështonin” në mësime. Një tabu që do të tjetërsohej nga intelektualët dhe të gjithshkolluarit Hasko(Malindi).Kjo do të ishte një risi e edukuar nga kjo familje që aq sa ishte futbollistike aq ishte edhe intelektuale. Më vonë, “moda” do imitonte Haskot, pasi pothuaj shumica e futbollstëve të “5 Shtatorit” do të ishin të shkolluar.

Fatosi

I pari dhe padyshim më i miri i dinastisë, por jo vetëm Fatosi do ta niste futbollin atëher kur do ti duheshin ende disa muaj për të mbushur 16 vjeç.

Gjysëm shekulli më parë do të ishte “sebep” një takim i një aktiviteti lokal. Shorti kishte vënë përball gjimnazin e qytetit me N.Bujqësore Ushtarake. Talenti minoren i gjimnazistit krahas paraqitjes ekselente nuk do t’ja kursente edhe futjen e topin për shalës të “deklasuarit”, ‘bujqësoro-ushtarakut” Gëzim Kasmi. Bashkë me “kërcënimin” e mospërsëritjes më të këtij veprimi, gjigandi i qëndërmbrojtjes tiranase do t’i jepte verdiktin “Fatosit” të vogël – “TI VLEN”.  Menjëher do të rreshtohej në formacionin bazë.

 

Delvina “arena” e parë e një fillimi  plotë shqelma

Me të njëjtin emocion sikur edhe atëher Fatosi tregon se “fati do ta caktonte të luante në takimin e parë të jetës tij në një fushë tejet të vështirë sikur ajo e Delvinës. Të luaje në Delvinë duhet të llogarisje humbjen që të ishe “mik” i mirë me ata, por ne kemi marrë bazimin dhe nuk ju jemi trembur tifozerisë. Jeta futbollistike e Fatosit është një material i tejkaluar i një monografie, ajo ka brenda  ngjarje nga më interesantet, të bukura, me ankth, tension, emocion dhe tejet të larmishme. Fatosi ishte një futbollist inteligjen që fizikun e munguar e zëvendësonte në mënyrë përfekte me teknikën personale por edhe me kolektivitetin e lojës.

Për më shumë se 15 vjet ai ishte një lider i ekipt duke qenë një nga mesfushorët e shquar të ekipit “5 Shtatori” Eksperienca e gjatë dhe nevojat ekipit do ta rreshtonin në shumë raste  edhe si qendërmbrojtës apo sulmues.

Goli i “jetës”

Eksperienca e gjatë I ka dhënë shumë herë të jetë golashënues, por ai që Fatosi kujton ka qenë ai që i ka shënuar “Partizanit” në atë barazim 1-1 në miqësoren e Shtatorit 1977.Me gradën e kapitenit takimi “Apollonia” – “5 Shtatori” i vitit 1980 do të shënonte edhe lamtumirën e futbollit të luajtur për Fatosin duke ja dorëzuar fanellën një tjetër talenti sikur Ferdinand Cërri.

Jashtë konfliktit :

Gëzimi për Fatosin – E kam të vështirë, por jashtë modestisë ka qenë një “pedagog” i mirë jo vetëm për mua, një inkurajues i jashtzakonshëm për ne që debutonim në fillim. Mbaj mend, atëhere isha student viti 1977, fituam 1 – 3 në fushën e vështirë të Burrelit(31 Korrikut). Të ishe “trim” në Burrel ishte e vështirë. Diku nga fundi Fatosi me një sparkatë të ashpër hedh ne pistë një futbollistë vendas. Irritimi nuk kishte kufi, por gjeti edhe shkak për të shpërthyer, as karton i kuq nuk i kënaqte. U krijua një situatë e vështirë. Fatosi me shumë qetësi , “pranon” ndëshkimin dhe për t’ju treguar tifozerisë se kjo është vetëm një lojë, në kulmin e acarimit afrohet te gardhi i tifozave dhe me qetësi olimpike ju drejtohet duke ju thënë – “A mundet kush të më jepi një cigare.” Kjo solli një “ndërthurje” të irritimit me qetësinë. Ka qenë një veprim që në Burrel u përfol sikur skraparrllinjtë na rrahën edhe me top edhe me dipllomaci.

Gëzim Hasko, profesori i altruizmit

I dyti,  por në balotazh milimetrik me Fatosin, Gëzimi do të përbënte një përforcim të “rënë” nga qielli për “pesështatorasit” që tashmë kishin filluar të bëheshin faktor në kategorinë e II .

 

Edhe Gëzimi do ta kishte fillimin porsi një “fatos” i mbarë teksa, mbasi do të shkëlqente që në debutimin e parë zyrtar. Ka qenë Kuçova ajo që do të shpaloste talentin e qëndërsulmuesit potent , por edhe të pinjollit tjetër Dashnorit tejet minor.. Viti i largët i 1968 i Spartakiadës Kombëtare do të kishte dy “Gëzima” në një ditë, atë të pasurimit të “5 Shtatorit” të të rinjëve më e dy prurje potenciale, por edhe gëzimin e Gëzimit të shënimit të golit të parë zyrtar.

Ndeshja e parë me dy gola të shënuar

Ndërkohë ecuria e aktivizimit dhe sukseseve të tyre do të vazhdonin edhe më tej por padyshim Gëzimi do të linte më shumë gjurmë. Takimi i parë me të rinjtë shënon atë të vitit i I gjimnaz kur në ndeshjen “5 Shtatori” – “Erzeni” 2: 1 të dy golat do të mbanin firmën e talentit në pritshmëri Gëzimit. Me plotë sukses Gëzimi do të vazhdonte të ishte “prima” për të rinjtë deri në vitin e III gjimnaz atëherë kur do t’u jepte lamtumirën bashkmoshatëve të tij për t’u bërë pjesë e “5 Shtatorit” të madh. Fillimi i fakultetit do ta shkëpuste nga futbolli i luajtur zyrtar, por inxhinieri topograf asnjëher nuk do qëndronte larg tij. Aktivizimi në fakultet ka qënë më shumë se një paraqitje e një futbollisti student, madje në vit të tretë ai do të bëhej pjes ekipit të “5 Shtatorit” ku do të luante part time, vetëm për ndeshjet. Por në episode mbresëlënëse për Gëzimin mbetet ndeshja “Shkëndija” – “5 Shtatori” 0 : 1, atëher ish studenti i ing Ndërtimit, Gëzim Hasko, që ishte pjesë e ekipit të “5 Shtatorit” do të karshillonte bashkmoshatarët e tij jo vetëm me paraqitjen por edhe me shënimin e golit të fitores.

Kapiteni G. Hasko

Ka qenë një paraqitje e shkëlqyer e Gëzimit sa ka befasuar edhe trainerin e Shkëndisë të mirënjohurin Shyqyri Rreli. Mbarimi i fakultetit do t’a kthente në “bazë”, në qendër të sulmit të “5 Shtatorit”,  por tashmë të veshur edhe me mantelin e topografit. Ishin vitet e arta të “5 Shtatorit”, atëher kur “atdheu” thërriti bijtë e tij anembanë vendit . Ishte një “kushtrim” që me një të thërritur mblodhi në një superekip golashënuesin më të mirë të kat II sikur Hazis Çeço, Vladimir Gjergon Guri, Riza Hajdini, Vladimir Bega etj etj dhe këta i priste një kontigjent po kaq cilësor sa edhe “legjionarët” e kthyer.

Ky 10_çi, qënka teknik…(humor)

Në një nga ndeshjet në Çorovodë, një tifozi po I pëlqente loja e gëzimit, që kishte numrin 10 në fanellë. Në një veprim të bukur të Gëzimit një tifoz në habi thotë – Ky 10_çi qënka teknik…. ! ?  Tifozi bashkbisedues e korigjon dhe me ndershmëri naïve i thotë – Nuk është teknik ai, por është inxhinier .

Apollonia ekipi që “lamtumiroj” futbollin e dy vëllezërve

Por në jetën e futbollit të dinastisë është e shënuar edhe një koinçidencë interesante. Të dy “bigët” Fatosi dhe Gëzimi e kanë lënë futbolli në të njëjtin vit kalendarik futbolli dhe me të njëjtin ekip. Takimet “Apollonia” – “5 Shtatori” 1980 në Fier dhe në fazën e dytë “5 Shtatori” – “Apollonia”, në Çorrovodë, Gëzimi. Ishin takime të lamtumirës për dy “Malindët” e parë të futbollit. Padyshim Gëzimi e ka lënë në kulmin e formës së tij, në moshën 27 vjeçare por emërimi pedagog në fakultetin e Ing Ndërtimit nuk do ta lejonte më tutje aktivizimin qoftë edhe me shkëputje.

Hazis Çeço,  golashënuesi më i mirë i kampinatit të kat II, 1980-‘81. 

“Vërtet unë dola golashënuesi më i mire(23 gola), por të kishe pyk (qëndërsulmues) një futbollist si Gëzimi, cilido sulmues do të ishte i tillë . Ka qenë një altruist përtej normales, sakrifikonte për ekipin përtej egoizmit, ta dhuronte rastin,  vetëm të zgjatje këmbën për të shënuar.

 

 Dashnori, mesfushori  i “preçizionit” të lartë

Ashtu sikur koiçidenca e “varjes” së këpucëve me të njëjtin ekip i dy vëllezërve më të mëdhenj edhe në rastin e Dashnorit ka qenë e njëjta ditë dhe ndeshje për fillimin e karrierrës së bashku me Gëzimin, në Kuçovë. Dashnori ishte organizator i talentuar  ai shquhej për saktësinë e pasit dhe qetësinë organizative. Karrierën futbollistike e ka luajtur si me të rinjtë ashtu edhe me të rriturit.

Emërimi në fronte pune që nuk ja mundësonte frekuentimin në stërvitje do t’a ndante nga futbolli. Aktivizimi i të tre vëllezërve njëherësh e ka patur kulmin në vitin 1979.

5 Shtatori-22 Tetori tre vëllezër në formacion

 

Sokoli, “Brigeli” i të rinjëve

Sokoli, më i vogli i dinastisë i dilte për “detyrë” që jo vetëm të ruante të pastër “rracën” si në paraqitjen futbollistike, por edhe në atë të arsimimit .

 

Ka bërë një paraqitje të shkëlqyer me të rinjtë e “5 Shtatorit”.Ka qenë një periudhë 1976-‘81 kur si rrallë herë kualiteti dhe pretendimi i minorëve “pesështatoras” ka patur atë konkurencë dhe nivel. Futbollistë që rivalizonin në ndeshjet e kontrollit ekipin e të rriturve me shumë dinjitet dhe siguri. Pse jo kontigjenti i të rinjëve pa asnjë diferencë përbënte një ekip të dytë të rriturish. Dhe në të tillë konkurence Sokoli ka qenë një futbollistë i formacionit bazë dhe nëse nuk e tepërojmë në miniaturë një mbrojtës i tipit “alla Brigel”. Fillimi i studimeve do ta shkëpuste nga futbolli i luajtur zyrtar .