Europa League/ Short “ferri” për Milanin në 1/8, buzëqeshin Tottenham dhe Roma!

183
Sigal

Short ferri për Milanin në raundin e 1/8-ave të Europa League. Goglat e hedhura në Nyon të Zvicrës i vendosën kuqezinjtë përballë Manchester United me ndeshjen e parë që do të luhet në Old Trafford të enjten e 11 marsit.

Ajo mes Manchester United dhe Milanit është sfida më e fortë e këtij raundi në të cilin nuk mungojnë përballjet interesante. Arsenalit do t’i duhet të udhëtojë drejt Pireut për t’u përballur me grekët e Olympiacos me ndeshjen e parë që do të luhet në Athinë. Roma do të sfidojë ukrainasit e Shakthar Donetsk, ndërkohë që Tottenham do të ketë përballë Dinamon e Zagrebit.

Për Ajaxin shorti u tregua disi më bujar pasi e vendosi kundër zviceranëve të Young Boys, ndërkohë që Villareali do të sfidojë Dynamon e Kievit. Dy përballje disi më të baraspeshuara konsiderohen ato Granada-Molde dhe Slavia Pragë-Rangers.

Raundi i 1/8 të Europa League:

AJAX- YOUNG BOYS
DYNAMO KYIV-VILLAREAL
ROMA-SHAKHTAR DONETSK
OLYMPIACOS-ARSENAL
DINAMO ZAGREB-TOTTENHAM
MANCHESTER UNITED-MILAN
SLAVIA PRAHA-RANGERS
GRANADA-MOLDE