Europa League/ “Old Trafford” në festë, Manchester United përmbys Barcelonën (VIDEO)

Manchester United po zhvillon një pjesë të dytë fantastike ndaj Barcelonës teksa ka arritur të përmbysë rezultatin.

Fillimisht anglezët barazuan menjëherë pas fillimit të fraksionit të dytë të lojës.

Sigal

Për “Djajtë e Kuq” shënoi Fred në minutën e 47-të.

Mesfushori brazilian realizoi pas një aksioni të shpejtë me një gjuajtje të rrufeshme.

Ndërkohë për golin e avantazhit mendoi sulmuesi Antony. Pas një aksioni të gjatë ku janë disa futbollistë që tentojnë portën e në fund është braziliani i cili gjen rrjetën.