Europa League/ Leipzig shuan ëndrrën e Atalanta-s, kualifikohet në gjysmëfinale

Leipzig ka mundur 2-0 Atalanta-n në Bergamo dhe ka siguruar një vend në gjysmëfinalet e Europa League. Shuhet kështu ëndrra e zikaltërve për të arritur një gjysmëfinale historike.

Ndeshja e luajtur në Gewiss Stadium është zhbllokuar në  në 18 minutat e para. Kaq i ka mjaftuar skuadrës së Tedesco-s për të gjetur golin që i ka dhuruar  gjysmëfinalen.

Sigal

Gol që ka ardhur pas një aksioni shumë të bukur të gjermanëve dhe që është finalizuar në mënyrën e duhur nga 24-vjeçari Christopher Nkunku.